Kryeministri Rama ka ndarë një videokartolinë me momente nga e gjithë vizita në Bruksel për Konferencën IX Ndërqeveritare që shënoi mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me BE. Në fillim të videos, ai ka zgjedhur një bisedë me ministrat, ku fillimisht pyet kryenegociatoren Majlinda Dhuka nëse është e realizueshme mbyllja e më shumë se 3 kapitujve. LEXO edhe...Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat Edi Rama: Mund të bëhen më shumë se 3? Majlinda Dhuka: Preferojmë të bëjmë të shpeshta nga 3 sepse dhe diskutimi me vendet anëtare është më i frytshëm. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e vendos kryeministrin në dijeni se kjo është hera e parë në 2 dekada që realizohen 4 tryeza ndërqeveritare në të njëjtën ditë. Ferit Hoxha: Ky është takimi i fundit i llojit, që prej dy dekadash është hera e parë që bëhen 4 në një ditë. Majlinda Dhuka: Që nga viti 2002. Më pas, videoja kalon në një moment ku kryeministri nuk i ka kursyer batutat teksa bashkë me delegacionin shkojnë drejt sallës ku do të mbahet Konferenca. Edi Rama: Hajde, photo, important (e rëndësishme), important stuff, photo (gjëra të rëndësishme, foto). Videoja vijon me takimin e tij me komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos dhe Thomas Byrne, episode nga Konferenca dhe më pas dalja përpara gazetarëve e mediave. P.J/E.H/ReportTv.al edi rama konferenca nderqeveritare Ferit Hoxha majlinda dhuka Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 86.1% Nuk e di 3.3% Vota total: 1830 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
