Lajme Zone
Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira në Kosovë: Priten demostrata të mëdha
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira në Kosovë: Priten demostrata të mëdha

Në 16 Shtator është parashikuar të jepet vendimi i Hagës për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish krerët e UÇK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin secilin. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ndodhen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Ish krerët e UKÇ-së në Hagë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për sigurinë lidhur me demonstratat e paralajmëruara për të mërkurën, 16 shtator, në Prishtinë dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës.

Në 16 Shtator është parashikuar të jepet vendimi i Hagës për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish krerët e UÇK-së.

Në njoftimin e saj, Ambasada amerikane paralajmëron se protestat mund të shoqërohen me grumbullime të mëdha njerëzish, bllokime rrugësh dhe pengesa të konsiderueshme në qarkullimin rrugor. Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë u është këshilluar të kufizojnë lëvizjet në zonat pranë banesave të tyre dhe të shmangin udhëtimet drejt vendeve të punës apo shkollave nëse itinerari kalon nëpër zonat ku priten demonstrata.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Sipas saj, personeli i qeverisë amerikane është këshilluar të shmangë çdo udhëtim të panevojshëm në afërsi të protestave. Po ashtu, prindërve u është rekomanduar të mos dërgojnë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së krijimit të problemeve të mëdha në qarkullim.

Ambasada e SHBA-së ka bërë të ditur se do të jetë e hapur, ndërsa shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar dhe sipas nevojës.

Në kuadër të masave të sigurisë, qytetarëve u është kërkuar të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat, të tregojnë kujdes në rast se ndodhen papritur pranë grumbullimeve të mëdha apo protestave dhe të jenë të vëmendshëm ndaj situatës përreth.

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane vjen në një ditë të ndjeshme për Kosovën, pasi më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Edhe Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që të respektojnë procedurat gjyqësore dhe aktgjykimin që pritet të shpallet nga Gjykata Speciale. BE-ja ka theksuar se vendimi i shkallës së parë nuk përbën përfundimin e procesit gjyqësor, pasi ai mund të apelohet si nga mbrojtja, ashtu edhe nga prokuroria.

Brukseli ka vlerësuar gjithashtu se puna e Dhomave të Specializuara është e rëndësishme për promovimin e llogaridhënies dhe për njohjen e përvojave të viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ndërkohë, në Prishtinë është paralajmëruar një marsh paqësor në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së. Marshi nis në orën 14:00 dhe pritet të mbledhë qytetarë nga e gjithë Kosova, të cilët kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në këtë situatë, autoritetet amerikane u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat ku priten grumbullime të mëdha, ndërsa pritet që protestat të sjellin kufizime të ndjeshme në lëvizjen dhe qarkullimin në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit u përmbyll me fjalën përfundimtare në shkurt të vitit 2026. Zyra e Prokurorit të Specializuar në fjalën përfundimtare të paraqitur para trupit gjykues kishte kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej tyre, ndërkohë që mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kishte kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ndodhen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.haga jep vendimin për thaçin gjykata speciale uck hashim thaci kadri veseli rexhep selimi jakup krasniqi 768x431 1 696x391 screenshot 24 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Prokuroria kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, sot përballja finale në Hagë 14 Shtator 2026, 08:4808:48Kosova Kosova kërkon një President 13 Shtator 2026, 19:2019:20Kosova Formimi i Qeverisë së re, Haxhiu u drejtohet deputetëve: Hapi i radhës, zgjedhja e Presidentit 13 Shtator 2026, 19:1019:10Kosova Albin Kurti: Asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në 13 Shtator 2026, 18:0118:01Kosova Qeveria Kurti 4, deputeti i AAK-së: Kosova ka kaluar dy vite krizë politike dhe institucionale 13 Shtator 2026, 16:3516:35Kosova Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 mld euro për ushtrinë, Kurti shpalos zotimet për mandatin e ri 13 Shtator 2026, 16:1716:17Kosova