Lajme Zone
Haga dhe beteja e Apelit: Rasti i gjeneralit kroat që u shpall i pafajshëm 19 muaj më vonë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Haga dhe beteja e Apelit: Rasti i gjeneralit kroat që u shpall i pafajshëm 19 muaj më vonë

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.

Ante Gotovina Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 dhe Selimi me 13. Vendimi i shkallës së parë hap tashmë një fazë të re juridike në Hagë, ndërsa historia e drejtësisë ndërkombëtare njeh edhe raste kur dënime të rënda janë rrëzuar tërësisht në Apel. Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, beteja juridike pritet të zhvendoset në Panelin e Gjykatës së Apelit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.

Vendimi i 16 shtatorit është i shkallës së parë dhe, për këtë arsye, procesi juridik nuk përfn me shqiptimin e dënimeve.

Tashmë vëmendja kalon te Apeli, ku mbrojtja mund të kundërshtojë konstatimet juridike dhe faktike mbi të cilat është mbështetur Trupi Gjykues.

Rasti Gotovina, nga 24 vite burg në pafajësi

Një prej rasteve më të njohura në historinë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ku një dënim i rëndë u përmbys në Apel, është ai i gjeneralit kroat Ante Gotovina.

Më 15 prill 2011, Trupi Gjykues i Tribunalit të Hagës e dënoi Gotovinën me 24 vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës të lidhura me operacionin ushtarak kroat “Stuhia” të vitit 1995.

Bashkë me të, gjenerali Mladen Markaç u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Ivan Çermak u shpall i pafajshëm.

Gotovina e nisi procedurën e Apelit një muaj më vonë. Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel më 16 maj 2011 dhe dosjen e Apelit më 1 gusht të atij viti. Seanca e Apelit u zhvillua më 14 maj 2012.

Vendimi përfundimtar erdhi më 16 nëntor 2012.

Pra, nga dënimi i shkallës së parë, më 15 prill 2011, deri te aktgjykimi i Apelit kaluan 19 muaj – një vit e shtatë muaj.

Rezultati ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai i shkallës së parë.

Dhoma e Apelit rrëzoi dënimet ndaj Gotovinës dhe Markaçit, i shpalli të dy të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tyre të menjëhershëm.

Vendimi nuk ishte unanim. Pesë gjyqtarët u ndanë 3 me 2, me gjyqtarët Carmel Agius dhe Fausto Pocar kundër shumicës.

Një çështje qendrore në Apel ishte mënyra se si Trupi Gjykues kishte vlerësuar ligjshmërinë e sulmeve të artilerisë. Shkalla e parë kishte përdorur një standard prej 200 metrash rreth objektivave të identifikuara ushtarake për të vlerësuar goditjet. Dhoma e Apelit konstatoi gabim në këtë qasje dhe, pas rrëzimit të këtij konstatimi, shumica vlerësoi se nuk qëndronin përfundimet mbi të cilat ishte mbështetur përgjegjësia penale e Gotovinës dhe Markaçit.

Rasti Gotovina, megjithatë, nuk përcakton se çfarë do të ndodhë me çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi. Ai është zhvilluar para një tribunali tjetër dhe mbi një dosje tjetër faktike. Rasti shërben si shembull historik se një aktgjykim i shkallës së parë në drejtësinë penale ndërkombëtare mund të ndryshojë edhe rrënjësisht gjatë shqyrtimit në Apel.

Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin?

Rregullorja e Dhomave të Specializuara përcakton disa afate konkrete.

Pala që kërkon të kundërshtojë një vendim dënues ka 30 ditë nga aktgjykimi i shkruar për dënimin për të dorëzuar njoftimin për apel.

Pas këtij njoftimi, pala që apelon ka 60 ditë për të paraqitur dosjen e Apelit me argumentet dhe bazën juridike të kundërshtimit. Pala tjetër ka më pas 30 ditë për përgjigjen, ndërsa apeluesi mund të paraqesë kundërpërgjigje brenda 15 ditëve.

Pas përfundimit të këtyre afateve, Paneli i Apelit mund të caktojë seancë dëgjimore nëse e konsideron të nevojshme.

Paneli nuk e zhvillon automatikisht gjykimin nga fillimi. Shqyrtimi përqendrohet në pretendimet për gabime juridike ose gabime faktike që mund të kenë ndikuar në aktgjykim. Rregullorja lejon gjithashtu kërkesa për paraqitjen e provave shtesë në Apel, por vetëm sipas kushteve të përcaktuara për këtë procedurë.

Paneli i Apelit ka kompetencë ta lërë në fuqi, ta ndryshojë ose ta rrëzojë aktgjykimin e shkallës së parë. Në rrethana të caktuara mund të urdhërojë edhe rigjykimin e çështjes.

Sa mund të zgjasë Apeli?

Rregullorja parashikon që, pasi të jetë dorëzuar parashtresa e fundit e palëve, Paneli duhet ta shqiptojë aktgjykimin e Apelit brenda 60 ditëve. Kur rrethanat kërkojnë më shumë kohë, afati mund të zgjatet edhe 30 ditë dhe, kur një zgjatje e mëtejshme është absolutisht e nevojshme, procedura mund të zgjasë më tej.

Por koha e përgjithshme e Apelit është më e gjatë, pasi përpara këtij afati zhvillohen procedurat e njoftimit, parashtresave, përgjigjeve, kërkesave eventuale për prova shtesë dhe seancës së Apelit.

Dy çështjet e përfunduara për krime lufte në Dhomat e Specializuara japin një tregues praktik.

Në rastin e Pjetër Shalës, nga njoftimi për apel më 2 shtator 2024 deri te aktgjykimi i Apelit më 14 korrik 2025 kaluan 10 muaj e 13 ditë. Paneli la në fuqi dënimet për krimet, por uli dënimin nga 18 në 13 vjet burgim.

Edhe në çështjen e Salih Mustafës, njoftimi për apel u dorëzua më 2 shkurt 2023 dhe aktgjykimi i Apelit u shqiptua më 14 dhjetor 2023 – pak më shumë se dhjetë muaj më vonë.

Megjithatë, çështja ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është shumë më voluminoze. Vetë Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se Trupi Gjykues mori prova nga rreth 270 dëshmitarë, me gojë dhe me shkrim, pranoi 5.467 prova materiale, ndërsa transkripti i procesit arrin në 29.238 faqe.

Për këtë arsye, kohëzgjatja e dy apeleve të mëparshme nuk mund të merret automatikisht si afat për çështjen e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Rasti Gotovina tregon gjithashtu se proceset e mëdha ndërkombëtare mund të zgjasin më shumë: nga vendimi i shkallës së parë deri te pafajësia në Apel kaluan 19 muaj.

Për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, hapi i ardhshëm juridik do të jetë formulimi i pikave konkrete me të cilat do të kundërshtohet aktgjykimi i 16 shtatorit. Pikërisht këto pika do të tregojnë se cilat konstatime të Trupit Gjykues do të vendosen në qendër të betejës së radhës në Hagë. /Pamfletiante gotovina Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Vazhdojnë protestat në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it! 16 Shtator 2026, 15:2115:21Kosova Dënimi i Hagës për Hashim Thaçin, vjen reagimi i parë nga Serbia 16 Shtator 2026, 14:5514:55Kosova Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi, aktgjykimi nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit 16 Shtator 2026, 14:5014:50Kosova Kush është Charles Smith, gjyqtari amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së 16 Shtator 2026, 14:3314:33Kosova Reagoi për dënimin e Hashim Thaçit, mediat serbe sulmojnë Lorik Canën 16 Shtator 2026, 14:1414:14Kosova Haga dënoi ish krerët e UÇK-së, reagon Vjosa Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës 16 Shtator 2026, 14:0114:01Kosova