Lajme Zone
Haga dha 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Marjana Koçeku: Dënim i përsëritur për shpirtin e popullit martir të Kosovës
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Haga dha 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Marjana Koçeku: Dënim i përsëritur për shpirtin e popullit martir të Kosovës

Deputetja e pavarur tashmë Marjana Koçeku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të dënuar me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetja e pavarur tashmë Marjana Koçeku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të dënuar me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Koçeku shprehet se ky është dënim i dytë për shpirtin e popullit martir të Kosovës. “Drejtësia e Europës nuk mund të jetë e plotë pa drejtësinë e popujve që i përkasin hapësinës së saj e sot kjo drejtësi u fye randë. Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së e glorifikon krimin në Ballkan, agresorin dhe gjenocidet e ndodhuna”, shprehet Koçeku. Në fund, ajo thekson se kjo nuk është drejtësi në emër të shqiptarëve e as të vërtetës. Postimi i deputetes së pavarur Marjana Koçeku

Jo në emër tim!

Dënimi i çlirimtarëve e dënon për herë të dytë shpirtin e nji populli martir si ai i Kosovës. Drejtësia e Europës nuk mund të jetë e plotë pa drejtësinë e popujve që i përkasin hapësinës së saj e sot kjo drejtësi u fye randë. Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së e glorifikon krimin në Ballkan, agresorin dhe gjenocidet e ndodhuna. Kjo nuk asht drejtësi në emër të shqiptarëve e as të vërtetës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: #koceku Haga uck