Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Haga dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK, politika në Tiranë: Askush nuk i njollos dot heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj


“Trishtim të thellë”, u shpreh Presidenti Bajram Begaj pas dënimit të rëndë që deklaroi Haga këtë të mërkurë për 4 krerët e UÇK-së, por shpresat janë ende aty për të ndryshuar këtë faqe historie që u vendos këtë 16 shtator dhe për të dhënë liri për çlirimtarët që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Trishtim të thellë”, u shpreh Presidenti Bajram Begaj pas dënimit të rëndë që deklaroi Haga këtë të mërkurë për 4 krerët e UÇK-së, por shpresat janë ende aty për të ndryshuar këtë faqe historie që u vendos këtë 16 shtator dhe për të dhënë liri për çlirimtarët që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, ka thënë Begaj.

I pari ishte kryeministri Edi Rama, që tha një fjalë të vetme, TURP, e vendosur brenda një rrethi me tela me gjemba. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sali Berisha, kreu i PD-së, reagoi nga salla e mbledhjes së grupit, duke thënë se vendimi i dënimit është i padrejtë, i pamerituar dhe asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substancojë asgjë konkrete, përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit. Vendimi i sapomarrë ndaj udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk i njollos dot heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj”, është shprehur Berisha.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi duke thënë se vendimi ndaj udhëheqësve të UÇK-së nuk i njollos dot heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj.

“Sot dhe gjithmonë qëndrojmë krah tyre, krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe krah Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike”, ka thënë Niko Peleshi.

Në total janë 81 vite burgim që vendosi gjykimi për 4 ish-krerët e UÇK-së, që luftuan për lirinë e Kosovës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet