Ish-diplomati Lutfi Bilali dhe ish-deputeti Azgan Haklaj kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, që dënuan me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Ermal Qori, Haklaj tha se Gjykata Speciale do të krijohej, pavarësisht nëse do të votohej apo jo nga partitë politike në Kosovë. Sipas Haklajt, Gjykata Speciale nëse nuk do të votohej nga Kuvendi i Kosovës, do të krijohej në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. LEXO edhe...'UÇK-ja nuk ishte në gjyq' Franca dhe Gjermania reagojnë pas vendimit të Hagës: Aktgjykimi nuk shfajëson krimet e regjimit jugosllav Ai tha gjithashtu se në gjyqin ndaj Hashim Thaçit kishte rreth 250 dëshmitarë, me akuza sipas tij krejt qesharake. “Një vendim mjaftë i rëndë, i papritur. Ndërkohë që të gjithë ishin përgatitur që ata të ktheheshin të lirë, për shkak sepse situata e tillë e krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Ata u mbajtën 6 vite në burg. A mund të shmangej krijimi i gjykatës? Sigurisht që jo. Sepse nëse nuk do ta bënte Parlamenti i Kosovës, do ta bënte Këshilli i Sigurimit në OKB. Kush e ka furnizuar Gjykatën? Nëse te Millosheviç kishte diku te 100 dëshmitarë, te Thaçi janë mbi 250 shqiptarë dëshmitarë dhe me akuza qesharake”, tha mes të tjerash Haklaj. Ndërkohë ish-diplomati Lutfi Bilali tha se dënime kaq të rënda sa u morën ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, nuk janë marrë as ndaj gjeneralëve serbë që kanë kryer krime kundër njerëzimit. “Sigurisht është pritur një verdikt tjetër. S’dua të bëj analogji të Thaçit dhe 3 drejtuesve të tjerë të UÇK-së me ata që kanë bërë krime në Kosovë e Bosnjë, por më duket që dënime të tilla trashanike nuk kanë marrë as gjeneralët serbë dhe përfaqësuesit dhe strukturat e tyre politike. Nuk flitet për një emër të përvetshëm. Thaçi ka udhëhequr delegacionin në Rambuje, ka qenë kryeministër, President”, tha mes të tjerash Bilali. R.Xh/ReportTv.al studio live Gjyqi ndaj UCK ne Hage uck kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 920 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
