Astronomia Mimoza Hafizi ka komentuar fenomenin e rrallë astronomik të eklipsit, ku Hëna kaloi përpara Diellit, duke krijuar një pamje të veçantë në qiell.
Hafizi kujtoi eklipsin e vitit 1999 në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një fenomen të konsiderueshëm.
“Në vitin 1999 në Shqipëri ka qenë eklipsi i pjesshëm. Ka qenë i konsiderueshëm. Sot ishte shumë pak, por ishte diçka e bukur”, u shpreh astronomia. Ajo theksoi se eklipset nuk janë vetëm një spektakël për publikun, por edhe një mundësi e rëndësishme për studime shkencore, veçanërisht për kurorën diellore.
“Momentet e eklipseve janë interesante jo vetëm për njerëzit, por edhe për shkencën. Shkenca përfiton për të studiuar kurorën diellore”, tha Hafizi.
Sipas saj, fenomeni i vitit të ardhshëm do të jetë edhe më i dukshëm në Shqipëri. Në Tiranë, zënia e Diellit mund të arrijë rreth 70%, duke e bërë atë një ngjarje të veçantë astronomike.
“Në vitin 1999 në Shqipëri ka qenë eklipsi i pjesshëm. Ka qenë i konsiderueshëm. Sot ishte shumë pak, por i ishte diçka e bukur. Vitin e ardhshëm do të jetë më i gjatë. Momentet e eklipseve janë interesante jo vetëm për njerëzit, por edhe për shkencën. Shkenca përfiton për të studiuar kurorën diellore. Vitin e ardhshme në Tiranë zënia e Diellit mund të jetë 70 % do jetë një ngjarje që nuk do harrohet kollaj”, tha astronomia Mimoza Hafizi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetBota mimoza hafizi
