Lajme Zone
Haaland, makineria e golave: 59 gola në 59 ndeshje në Champions League
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Haaland, makineria e golave: 59 gola në 59 ndeshje në Champions League

Erling Haaland vazhdon të konfirmojë se është një nga makineritë më të frikshme të golit që ka njohur ndonjëherë Champions League.

Erling Haaland vazhdon të konfirmojë se është një nga makineritë më të frikshme të golit që ka njohur ndonjëherë Champions League.

Sulmuesi norvegjez shënoi dy herë në fitoren 2-0 të Manchester City ndaj Portos në “Estádio do Dragão”, duke arritur një statistikë të jashtëzakonshme: 59 gola në 59 paraqitje në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Pra, mesatarisht një gol për çdo ndeshje të luajtur në Champions League, një shifër thuajse e pabesueshme në nivelin më të lartë të futbollit europian.

Me golat ndaj Portos, 26-vjeçari ka kaluar Thomas Müllerin në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së kompeticionit dhe tashmë renditet në vendin e shtatë.

Rekordet nuk ndalen me kaq. Haaland ka arritur gjithashtu në kuotën e 36 golave në Champions League me Manchester City, duke barazuar rekordin e Sergio Agüeros për klubin.

Por shifra që po bën xhiron e botës është vetëm një: 59 ndeshje, 59 gola. Erling Haaland po e kthen Champions League në territorin e tij.