Lajme Zone
Gushti mbingarkon Morinën/ Piku i sezonit, fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Gushti mbingarkon Morinën/ Piku i sezonit, fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar

Ditët e para të muajit gusht regjistruan fluksin më të lartë të automjeteve në pikën kufitare të morinit.

Ditët e para të muajit gusht regjistruan fluksin më të lartë të automjeteve në pikën kufitare të morinit.

Edhe pse është një ditë e zakonshme jave, në hyrje të Shqipërisë janë krijuar kolona të gjata mjetesh me destinacion bregdetin shqiptar.

Rritja e lëvizjeve lidhet kryesisht me kthimin e emigrantëve për pushime në Kosovë, të cilët së bashku me familjet e tyre zgjedhin të kalojnë një pjesë të verës në bregdetin e Shqipërisë. Për të përballuar fluksin, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në funksion dhe po zbaton procedurën e thjeshtuar të kalimit për automjetet me targa shqiptare dhe kosovare, me synim shmangien e pritjeve të gjata në kufi.

Vonesat më të mëdha regjistrohen në përpunimin e automjeteve me targa të huaja, kryesisht të emigrantëve, pasi për to vijojnë procedurat e plota të kontrollit kufitar.

Autoritetet kufitare parashikojnë që fluksi të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh ngarkesën e shtuar në pikat kufitare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet