Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vlorë/ Shemben objektet mbi kanalet kulluese, nis rehabilitimi për shmangien e përmbytjeve


Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e Bashkisë Vlorë kanë nisur ndërhyrjet për shembjen e objekteve të ndërtuara mbi kanalet kulluese të qytetit.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e Bashkisë Vlorë kanë nisur ndërhyrjet për shembjen e objekteve të ndërtuara mbi kanalet kulluese të qytetit.

Gjatë kësaj të marte, një tjetër objekt është shembur në lagjen “Kushtrimi”, i cili ndodhej mbi një kanal kullues të zonës. Bëhet fjalë për një objekt në funksion marketi, i cili nuk dispononte dokumentacion pronësie dhe është prishur për t’i hapur rrugë rehabilitimit të kanalit.

Ndërkohë, pritet të shembet edhe një tjetër objekt, i cili është shpronësuar. Ndërhyrje të ngjashme janë kryer edhe më herët përgjatë këtij kanali kullues, nga zona kodrinore e qytetit pranë spitalit deri në derdhjen e tij në hidrovor. Aksioni është pjesë e një projekti për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese, me qëllim përmirësimin e sistemit të drenazhimit dhe shmangien e problematikave të krijuara nga përmbytjet në zona të ndryshme të qytetit.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet