Lajme Zone
GTA 6 nis me rekorde historike, mbi 2.3 miliardë dollarë të ardhura që në ditën e lançimit
TeknologjiGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

GTA 6 nis me rekorde historike, mbi 2.3 miliardë dollarë të ardhura që në ditën e lançimit

GTA 6 nis me rekorde historike, mbi 2.3 miliardë dollarë të ardhura që në ditën e lançimit

GTA 6 nis me rekorde historike, mbi 2.3 miliardë dollarë të ardhura që në ditën e lançimit

Videoloja më e shumëpritur e viteve të fundit, Grand Theft Auto 6 (GTA 6), duket se ka nisur rrugëtimin në treg me shifra rekord, duke u renditur si një prej lançimeve më të mëdha në historinë e industrisë së argëtimit.

Sipas vlerësimeve të platformës analitike Sensor Tower, të cituara nga BBC dhe Reuters, loja ka shitur rreth 24.58 milionë kopje deri në mbrëmjen e së enjtes, duke gjeneruar rreth 2.36 miliardë dollarë të ardhura. Në këtë shifër përfshihen si porositë paraprake, ashtu edhe shitjet e ditës së parë.

Këto rezultate e vendosin GTA 6 përpara shumë prej lançimeve më të suksesshme në industrinë e argëtimit. Për krahasim, GTA 5, paraardhësi i saj i publikuar në vitin 2013, gjeneroi rreth 800 milionë dollarë në 24 orët e para.

Megjithatë, Rockstar Games dhe kompania mëmë Take-Two Interactive nuk kanë publikuar ende shifra zyrtare të shitjeve, ndonëse e kanë cilësuar kërkesën për lojën si të paprecedentë.

GTA 6 është pjesa më e re e një prej ekskluziviteteve më të suksesshme të videolojërave, që prej gati tre dekadash ka tërhequr miliona lojtarë në mbarë botën. Historia zhvillohet në Leonida, një shtet imagjinar i frymëzuar nga Florida, ku lojtarët ndjekin aventurat e dy personazheve kryesorë, Lucia dhe Jason, një çift i përfshirë në botën e krimit.

Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për Rockstar pritet të jetë edhe modaliteti online, i cili do t’u mundësojë lojtarëve të ndërveprojnë dhe të kryejnë misione së bashku përmes internetit. Megjithatë, kompania nuk ka njoftuar ende një datë për lançimin e tij apo për versionin e lojës për kompjuterët PC.

Suksesi i GTA 6 vjen pas një pritjeje 13-vjeçare nga publikimi i pjesës së pestë, ndërsa interesi i jashtëzakonshëm i publikut dhe shifrat e para të shitjeve konfirmojnë pritshmëritë e larta për këtë produksion gjigant të industrisë së videolojërave.

Burimi: BBC News