Për Elida Salën, kujdesi ndaj të moshuarve nuk është thjesht një profesion, por një përkushtim që prej 20 vitesh e bën me dashuri
Në moshën 44-vjeçare, ajo ka mësuar se përtej ndihmës në nevojat e përditshme, të moshuarit kanë nevojë mbi të gjitha për vëmendje, ngrohtësi dhe dikë që t’i dëgjojë Një rrugëtim që nisi si një punë e zakonshme, por që me kalimin e kohës u kthye në një lidhje të veçantë njerëzore.
Dita e saj nis me përgatitjen e mëngjesit, kujdesin për veshjet dhe sistemimin e gjërave që i duhen të moshuarës. Por puna nuk përfn me këto shërbime. Një pjesë e rëndësishme e ditës është koha që kalon me të, duke biseduar dhe dëgjuar historitë e saj. Gjatë këtyre 20 viteve, Elida ka krijuar lidhje të forta me njerëzit për të cilët është kujdesur. Disa prej tyre i ka konsideruar si pjesë të familjes së saj.
Por ky përkushtim ka edhe vështirësitë e veta. Rrëfimet për rininë, kujtimet familjare dhe vetmia e disa prej tyre janë ato që e prekin më shumë.
Mundësitë për të zgjedhur një profesion tjetër, ndoshta edhe më të ardhura, nuk i kanë munguar. Por pas 20 vitesh, Elida thotë se nuk do të zgjidhte një rrugë tjetër. Sepse për të, ky është një profesion që nuk mund të bëhet vetëm si detyrë, por kërkon dashuri dhe ndjeshmëri./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
