Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Konkretisht një 45-vjeçar u prangos në Shkodër, ndërsa një 49-vjeçar u arrestua në Vorë. Të dy janë ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Sipas Policisë, 45-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 7 vite e 11 muaj burgim për vjedhje me dhunë, vjedhje me thyerje në tentativë, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe dhunë ose kanosje ndaj punonjësit publik. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite, 4 muaj e 2 ditë burgim. Ndërsa 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bari e kishte dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve drejt Italisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
