Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Tokën e sherrnajës do ta shpronësojmë, e kthejmë ullishte (VIDEO)


Përplasja mes Luan Muçës, pronarit të kompanisë “Delta Group” dhe Vasil Bedinajt të rrjetit të hoteleve Regina sipas Kryeministrit Rama ka ndodhur për një konflikt pronësie. Në një reagim Rama njoftoi se sipërfaqen e tokës për të cilën dy biznesmenët u përplasen qeveria do ta shndërrojë në një ullishte publike.

Mësymja e të paktën 10 personave të armatosur në resortin turistik “Regina Palm” në Vlorë të enjten ishte për shkak të një konflikti për një pronë mes dy biznesmenëve të fuqishëm, Luan Muça dhe Vasil Bedina. Arsyen e dha vetë Kryeministri Rama në një reagim të posaçëm për ngjarjen e rëndë, të cilën e cilësoi një konflikt banal që i nxiu faqen turizmit. "Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund kësaj historie", tha Rama. Tokën thotë Kryeministri nuk do ta gëzojë asnjë prej 2 biznesmenëve pasi tashmë qeveria do ta shpronësojë dhe do ta shndërrojë në një ullishte publike. LEXO EDHE:Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut “Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme. Dhe sipas ligjit, ta kthejmë në një aset publik e turistik për të gjithë. Një tokë që i ndau me dhunë 2 investitorë fqinjë, duke pështirosur gjithë Shqipërinë, do kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë. Një park i gjallë ku do të mbillen dhe do të ruhen varietete autoktone shqiptare dhe ato më përfaqësuese të Mesdheut”, theksoi Rama. Përplasja e pronarit të kompanisë Delta Group dhe biznesmenit të rrjetit të hoteleve Regina, Rama thotë se duhet të marrë përgjigjen e merituar, dhe Luan Muça e Vasil Bedinaj duhet të bëhen shembull si një mesazh për të gjithë investitorët që menaxhojnë struktura turistike. "Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet ta cenojnë me qasjet dhe sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, që shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vetë, nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar", vijoi Rama. Më herët ngjarjen e komentuan edhe ministri i Brendshëm Lamallari dhe kryepolici Hita që lavdëruan punën e bluve. Megjithatë edhe 24 orë më pas mbetet ende një mister arsyeja e vërtetë e përplasjes, dhe se cila është toka e konfliktit. Versioni i konfliktit pronësor dyshohet se mbështetet mbi një investim strategjik të kompanisë Delta Group për një resort gjigand në bregdetin mes Drimadhesit dhe Palasës, për truallin e të cilit të dyja palët pretendojnë se kanë letra të rregullta. Reagimi i plotë i Ramës: “Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund kësaj historie, por edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet ta cënojnë me qasjet dhe sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, që shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vetë, nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar. Prandaj banalitetet dhe brutaliteti i çdo lloj natyre duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e një misioni të tillë kombëtar dhe autorët e veprimeve lënduese të çdo niveli me dhunë, me harbutllëk mbi klientët, me papërgjegjshmëri mbi hapësirën publike, duhet të bëhen shembull të një vije të kuqe të domosdoshme për Shqipërinë. Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme. Dhe sipas ligjit, ta kthejmë në një aset publik e turistik për të gjithë. Një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit. Një park i gjallë, ku do të mbillen dhe do të ruhen variatetet autoktone shqiptare dhe ato më përfaqësuese të Mesdheut dhe do të ekspozohen tërë vajërat e ullirit që prodhohën në Shqipëri. Një adresë e re informimi, një hapësirë e re e dijes, e turizmit të eksperiencës, një tokë që i ndau me dhunë 2 investitorë fqinjë, duke pështirosur gjithë Shqipërinë, do kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë, në një territor paqeje nën hijen dhe bekimin e pemës së paqes, pemës së bekuar të ullirit”. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:50 Konflikti i armatosur te 'Regina Palm', Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë! Hita: Po verifikojmë pretendimet e dy palëve! Policia po punon me prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të përfshirë në konfliktin e armatosur në resortin "Regina Palm" në Vlorë. Këto ishin fjalët që tha nga Kukësi ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari në Forumin Publik për Sigurinë, të zhvilluar në Kukës.për atë që ndodhi një ditë më parë në qytetin bregdetar. "Ajo çfarë është e rëndësishme, pa hyrë në çështje operacionale, që i takojnë Policisë së Shtetit, është reagimi i menjëhershëm, i shpejtë i Policisë së Shtetit. Siç e tha drejtori, edhe tani që po flasim vijojnë veprimet hetimore. Pati menjëherë persona të arrestuar, persona të cilët janë ende në kërkim dhe besoj do të gjenden dhe do të vihen para drejtësisë. Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të ligjit dhe të gjitha udhëzimeve të prokurorit të çështjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe, patjetër, për vënien para përgjegjësisë të autorëve të përfshirë në këtë situatë", u shpreh Lamallari. Ngjarja, që vijon të hetohet, ka nxjerrë deri tani dy versione të kundërta për motivin e përplasjes. Biznesmeni Vasil Bedinaj pretendon se është kërcënuar me një gjobë prej 5 milionë eurosh, ndërsa Luan Muça dhe mbrojtja e tij kanë deklaruar se konflikti lidhet me një çështje pronësie për një investim në bregdetin e Dhërmiut. Sipas drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, verifikimet për pretendimet e të gjitha palëve vijojnë."Ngjarja e Vlorës ishte një ngjarje që, në marrjen e njoftimit në momentin e parë, u angazhuan shumë shpejt forcat policore. U bë i mundur ndalimi dhe kapja në flagrancë e disa prej autorëve, të cilët u vunë menjëherë në masën e arrestit në flagrancë. Vazhdoi hetimi për orë të tëra dhe, edhe në këto momente që jemi së bashku, vazhdojnë veprimet procedurale, edhe në bashkëpunim me prokurorinë. Është një ngjarje që vërtet ka marrë vëmendje të madhe, por nga ana e Policisë, edhe në deklaratën e parë që u dha dje nga drejtori vendor, vazhdon verifikimi i pretendimeve të të gjitha palëve për kryerjen e veprimeve", deklaroi Hita U.D/Shqiptarja.com Share R.Xh/U.D/Shqiptarja.com TAG: perplasja muca bedinaj edi rama Vlore Vasil Bedinaj Luan Muca Palase shpronesimet Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.9 / 5 (12 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Iris: 05/09/2026 05:33 Te dogji keq o Ramke? Nuk eshte sherr banal,por eshte serioz.Per prone,apo per gjobe,keta jane investitoret strategjike qe ti i inkurajove duke i shpallur te tille e duke u dhene leje ndertimi.Ja pasojat! Përgjigju vlonjati: 05/09/2026 04:45 Beje ullishte se drogaxhite e kane blere ne kohen e kriminelit me te madh te kombit sali sheqere karaxhic Asgje nuk ka ndryshuar pas 1991 droge ,prostitucion,korrupsion bashkepunim bandite drogaxhinj me politikane Përgjigju Vlora: 04/09/2026 21:08 po mire mo si mund te jesh kaq palaco dhe a ka me palaco se kaq. po jugu bregu ullishte portokalle e limona ishte para ste te vije ti dhe te jepje vetem leje per beton ne kembim te votave Përgjigju Poli: 04/09/2026 20:58 Do te tregoje mesazh qe me i forti eshte Rama e spyet per njeri.Nga ullishte me mire ta beje hale publike Përgjigju Mondi: 04/09/2026 20:44 Z.kryeminister.ti shave dashin e havase por ti i ke te gjithe desh te havase. Vete zgjodhe te besh zeusin por minove olimpin Përgjigju Tati: 04/09/2026 19:53 Dy kriminele zihen per toka private dhe ja vjen superkrimineli qe ua perlan te dyve. Shkerdhatokraci e se luan topi, sic theshte i madhi Agolli. Përgjigju Haha: 04/09/2026 18:34 Ky te shpronson, ky te ben me prone , ky te fut ne burg, ky te liron , ky te fut ne pune , ky te heq nga puna, ky te ben minister , ky te ben deputed, ky te largon nga shqipria. Ky eshte AI Përgjigju Sali: 04/09/2026 17:48 Bravo .po kujt ju thua trushpelareve talebane Albinista apo shpellareve te pa shkolle berishista .qe punen e vetme kane kafenene e celularin Përgjigju Or tej: 04/09/2026 17:31 Ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj Përgjigju Tirane: 04/09/2026 16:59 Degjuam krisma - zoti polic. KUSH FOLI Përgjigju erald: 04/09/2026 16:33 nuk kuptoj nxitimin qe ke te dalesh me nje deklarate te tille. sa dolen pak emrat e drwjtusave te tu . nxiton te maresh rol gjykatesi, prokurori ose polici. po cpune ke ti qe ne fubd te dites dy veta ziheb per te zhvilluar nje prone. ti parate i more per lejen e ndertimit. nuk u the qe ne krye te eres ikni se sju jap leje. po bejeni ullishte. vazhdon akoma sillesh si mjeran ne ditet e fundit te tij. te te vij turp qe meresh me kwto gjera Përgjigju Jup: 04/09/2026 16:25 Nuk funksion pa zgjidhur si u pajisen me dokumentacion haletë.Hetim të plote dhe transparencë vënie para përgjegjësisë e kullës që punon nën hundën tënde.Këtu të shohim Besën dhe pasqyrën tënde sa i pastër je filloje nga vetja Përgjigju Vlora: 04/09/2026 15:57 Nuk eshte kjo zgjidhja mor zoteri!! Nuk funksionin keshtu qe ben cfare do ti!!! Ke ber lemsh nje Shqiperi te tere!!! Filloi mostra para teje me ligjin 7501 e tani po e vazhdon ti me keq!!! Cfare urrejtje paske patur per kete vend qe e dreqose ne kete menyre! Si mund tja nxish jeten njerezve duke i vene keta vagabonda ne krye te institucioneve?! Ti nuk di asgje fare per drejtuesit, ministrat e deputet qe na drejtojne e??? Dolen rastesisht te gjithe?! TURP tju vij!!!! Përgjigju xXx: 04/09/2026 15:56 Doli dhe "Besniku" qe te mbylli muhabetet... Përgjigju Vlonjati: 04/09/2026 15:51 Me ne fund reagoni. Here tjeter nuk keni perse prisni kaq gjate, thjesht automatikisht humb pronesine dhe shteti shtetezon token meqe qenkan kaq te forte. Tani te bejne te fortin me shtetin po paten trimeri. Përgjigju Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.3% Vota total: 3446 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?