DOSJA e vjedhjes së 700 mijë € në Postën e Durrësit përfn në SPAK. Prej disa ditësh prokuroria e Durrësit e depozitoi në Prokurorinë e Posaçme pasi janë gjetur elementë funksionimi si grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë që pyetur nga Report Tv burime zyrtare nga Prokuroria e Durrësit thonë se gjatë hetimit ka lindur nevoja që të merren në pyetje si të dyshuar zyrtarë të lartë apo persona që aktualisht kanë imunitet parlamentar. LEXO edhe...Operacioni ‘Ura’/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 milionë eurove pasuri të anëtarëve të grupeve që trafikonin drogë, mes tyre dy lokalet e njohura në Durrës dhe televizioni ‘Vlora Cable’ (FOTOT) Ndërkohë nuk e përjashtohet edhe mundësia e përfshirjes së tyre dhe janë subjekte të SPAK. Dosja rëndon ndaj ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj, dhe dy ish-vartësve të saj. Mataj u arrestua në korrik të këtij viti së bashku me ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana. Ato dyshohen për abuzim financiar dhe përvetësimin e rreth 700 mijë eurove të destinuara për pensionet dhe ndihmën ekonomike. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al Elisabeta Mataj spak Valbona Duni Paola Dana posta shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 68.7% Jo 24.8% Nuk e di 6.5% Vota total: 568 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

