Lajme Zone
Gruaja iu kap me 30 mln $ në valixhe: Kush është “Igor” i përgjimit të Ahmetajt
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gruaja iu kap me 30 mln $ në valixhe: Kush është “Igor” i përgjimit të Ahmetajt

Identifikimi i personazheve që dëgjohen në audiopërgjimin e publikuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i jep një dimension të ri bisedës me biznesmenin izraelit Ron Yeffet. I cilësuari thjesht si “Igor”, një prej zërave ukrainishtfolës në material, rezulton të jetë Ihor (Igor) Kotvitsky, një ish-deputet dhe biznesmen ukrainas me një të kaluar të bujshme në politikë, siguri dhe financa.

Profilizimi i tij merr peshë të veçantë pas pretendimeve të Ahmetajt për industri ushtarake dhe trafik të mundshëm armësh.

Igor Kotvitsky njihet si njeriu i afërt i Arsen Avakov, ish-ministri i fuqishëm i Brendshëm të Ukrainës (2014–2021). Pasi shërbeu si këshilltar i tij, Kotvitsky u zgjodh deputet në parlamentin ukrainas për partinë "People's Front", ku u pozicionua në komisionin për legjislacionin e zbatimit të ligjit.

Afrimiteti i tij me aparatin e sigurisë u dokumentua edhe në vitin 2017 përmes një investigimi mediatik, i cili zbuloi se Ministria e Brendshme e kishte dekoruar atë 6 herë me armë zjarri (përfshirë pistoleta të tipit Glock, Mauser dhe Smith & Wesson).

Përveç politikës, emri i Kotvitsky-t lidhet me shifra marramendëse parash: 40 Millionë $ Offshore (2015): U akuzua se transferoi rreth 40 milionë dollarë nga banka shtetërore drejt një shoqërie offshore në Panama, lëvizje që shkaktoi reagime ndërkombëtare.

28.8 Milionë $ me valixhe në kufi (2022): Në nisje të pushtimit rus, bashkëshortja e tij u ndalua në kufirin hungarez me 28.8 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro cash të padeklaruara në dalje nga Ukraina. Megjithëse Kotvitsky i ka mohuar akuzat financiare, prania e tij në përgjimet e Ahmetajt ngre pikëpyetje të mëdha mbi interesat që e lidhin këtë figurë komplekse me bisedat e zhvilluara. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)