Lajme Zone
Grida Duma, zëvendëskryeministre?/ Berisha: Lubia nuk do ta pranonte kurrën e kurrës
PolitikëCNA

Grida Duma, zëvendëskryeministre?/ Berisha: Lubia nuk do ta pranonte kurrën e kurrës

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar lajmet e qarkulluar...

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar lajmet e qarkulluara në portale se Grida Duma do të propozohet si zëvendëskryeministre në qeverinë Rama.

Në bashkëbisedimin me ndjekësit, Berisha u shpreh se nuk i beson këta zëra dhe se në këndvështrimin e tij janë llafe kafenesh.

Më tej theksoi se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk do ta pranonte kurrën e kurrës Grida Dumën në vendin e saj.

Sipas Berishës sot për sot Rama kontrollohet nga Balluku. “I kam ndjekur këto mendime po unë nuk i besova që në fillim. A mund të imagjinosh se do mund të pranonte lubia të zëvendësohej nga Grida Duma kurrën e kurrës. Sapo i dëgjova këto fjalë i quajta llafe kafenesh. Sot për sot Ramën e kontrollon lubia”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.