Lajme Zone
Greqia me masa të reja ekonomike/ Pensionistët do marrin 400 euro shtesë çdo vit
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Greqia me masa të reja ekonomike/ Pensionistët do marrin 400 euro shtesë çdo vit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masa të reja ndihmëse për kategori të caktuara të popullsisë. Për pensionistët parashikohet një rritje të ndihmës me 100 euro, nga 300 në 400 euro, por edhe një zgjerim të përfituesve, pasi shuma tani do t'u paguhet të gjithë atyre që kanë mbushur moshën 65 vjeç. Pagesa e parë do të bëhet në nëntor 2026 dhe do të përsëritet çdo nëntor, pasi është

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masa të reja ndihmëse për kategori të caktuara të popullsisë.

Për pensionistët parashikohet një rritje të ndihmës me 100 euro, nga 300 në 400 euro, por edhe një zgjerim të përfituesve, pasi shuma tani do t'u paguhet të gjithë atyre që kanë mbushur moshën 65 vjeç.

Pagesa e parë do të bëhet në nëntor 2026 dhe do të përsëritet çdo nëntor, pasi është një përfitim i përhershëm dhe jo një përfitim i vetëm. Shuma prej 400 eurosh do të jetë neto dhe do t'i shtohet rritjes vjetore të pensionit. Greqia ndërmerr inciativë kombëtare për uljen e çmimeve, përfshihen rreth 2 mijë produkte supermarketi

31 Gusht, 13:05 Ekziston një përjashtim për pensionet e vejushës, ku kufiri i moshës është 60 vjeç, sipas kushteve të përcaktuara.

Përfitues janë gjithashtu kategori specifike të personave të moshuar me aftësi të kufizuara dhe të pasiguruar, si dhe disa kategori të tjera të parashikuara me ligj.

Aktualisht, përjashtohen pensionistët nën 65 vjeç, ata që tejkalojnë kufijtë e të ardhurave, si dhe disa pensionistë që, për shkak të dallimeve personale, pagesave retroaktive ose të ardhurave nga puna, tejkalojnë kufijtë e përcaktuar./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.