Lajme Zone
Greqi/ Tentoi të fuste 15 kg kanabis nga Portugalia, arrestohet 65-vjeçari shqiptar në aeroportin e Athinës! Ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Greqi/ Tentoi të fuste 15 kg kanabis nga Portugalia, arrestohet 65-vjeçari shqiptar në aeroportin e Athinës! Ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge

Sipas burimeve policore, 65-vjeçari po udhëtonte nga Portugalia dhe u ndalua nga efektivët e antidrogës dhe doganës greke, menjëherë pasi tërhoqi valixhen e tij.

Një 65-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Greke në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pasi tentoi të fuste në Greqi rreth 15 kg kanabis. Sipas burimeve policore, 65-vjeçari po udhëtonte nga Portugalia dhe u ndalua nga efektivët e antidrogës dhe doganës greke, menjëherë pasi tërhoqi valixhen e tij. Ai dyshohet se ishte pjesë e një organizate që trafikonte lëndë narkotike nga Spanja dhe Portugalia drejt Greqisë. LEXO edhe...Gjirokastër/ Kapen me kanabis pranë dy shkollave, arrestohet 29-vjeçari dhe vihet nën hetim një tjetër! Sekuestrohet lënda narkotike, një automjet dhe dy celularë (EMRAT) Mësohet se 65-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë, pasi ishte arrestuar edhe për trafik të emigrantëve. Ndërkohë, pak ditë më parë një i afërm i tij ishte arrestuar në të njëjtin aeroport, pasi iu gjetën 34 kg kanabis. Edhe ky i fundit kishte udhëtuar nga Portugalia. Pas arrestimit, 65-vjeçari është dërguar në gjykatë, e cila ka vendosur lënien e tij në burg pa afat. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 15 kg kanabis, 100 euro dhe 4 200 lekë shqiptare. Hetimet për rastin vijojnë nga autoritetet antidrogë greke. A.C/ReportTv.al shqiptaret ne greqi kanabis athine greqi portugalia Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.4% Protesta 21.6% Asnjëra 6% Vota total: 1149 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?