Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri. I plagosuri u transportua me ambulancë në spital, ku mori ndihmën mjekësore për plagën në bark. LEXO EDHE:Vrau me sëpatë ish-partneren dhe të dashurin e saj në Greqi, arrestohet pas 6 vitesh 44-vjeçari shqiptar! Pranon autorsinë edhe për 2 vrasje të kryera në Shqipëri (EMRI) Në kuadër të hetimeve, dy persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga autoritetet. Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta. Në zonë u gjetën edhe dy gëzhoja. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen. Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: greqi plagosje me arme zjarri shqiptar Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.5% Veliajn 20% Asnjërin 30.5% Vota total: 1252 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
