Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri. LEXO edhe...Vrau me sëpatë ish-partneren dhe të dashurin e saj në Greqi, arrestohet pas 6 vitesh 44-vjeçari shqiptar! Pranon autorsinë edhe për 2 vrasje të kryera në Shqipëri (EMRI) I plagosuri u transportua me ambulancë në spital, ku mori ndihmën mjekësore për plagën në bark. Në kuadër të hetimeve, dy persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga autoritetet. Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta. Në zonë u gjetën edhe dy gëzhoja. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen. Xh.K/ReportTv.al greqi plagosje me arme zjarri shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.6% Veliajn 20% Asnjërin 30.5% Vota total: 1253 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
