Lajme Zone
Greqi/ Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, shembet objekti dhe i zë poshtë! Humbin jetën dy zjarrfikësit, plagoset një tjetër
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Greqi/ Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, shembet objekti dhe i zë poshtë! Humbin jetën dy zjarrfikësit, plagoset një tjetër

Sipas informacioneve paraprake, zjarri shpërtheu në një objekt të braktisur në rrugën Katsantoni. Gjatë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, një pjesë e ndërtesës u shemb papritur, duke zënë poshtë efektivët që ndodheshin brenda dhe po punonin për shuarjen e flakëve.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në zonën e Zefyrit, në Atikë të Greqisë, ku dy zjarrfikës, 23 dhe 44 vjeç, kanë humbur jetën gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur. Sipas informacioneve paraprake, zjarri shpërtheu në një objekt të braktisur në rrugën Katsantoni. Gjatë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, një pjesë e ndërtesës u shemb papritur, duke zënë poshtë efektivët që ndodheshin brenda dhe po punonin për shuarjen e flakëve. LEXO edhe...Greqi/ Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, prej 2024-ës furnizonte peshëngritësit me substanca dopingu, ia dha edhe djalit të tij të mitur Pavarësisht përpjekjeve për t'i shpëtuar, dy zjarrfikësit u nxorën pa jetë nga ndërtesa. Ndërkohë, një efektiv i tretë, i cili fillimisht rezultonte i zhdukur dhe po kërkohej nga autoritetet, u gjet i plagosur. Alarmi në Qendrën Operacionale të Shërbimit Zjarrfikës u dha rreth orës 11:40. Në vendngjarje u dërguan 20 zjarrfikës me gjashtë automjete nga disa stacione zjarrfikëse të Athinës, si dhe forca të Njësisë Speciale të Menaxhimit të Fatkeqësive (EMAK). Në zonë mbërritën gjithashtu dy njësi mjekësore të lëvizshme dhe dy ambulanca të EKAB-it. Sipas raportimeve të mediave greke, autoritetet po hetojnë nëse dy zjarrfikësit humbën jetën nga asfiksia, për shkak të tymit dhe kushteve brenda ndërtesës, apo si pasojë e shembjes së materialeve ndërtimore. Ndërkohë, Ekipi i Hetimit të Krimeve të Zjarrvënies në Athinë është angazhuar për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e sakta që çuan në këtë tragjedi. A.C/ReportTv.al greqi zjarr zjarrefikes athine Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.6% Të gabuar 26.4% Nuk e di 3% Vota total: 2606 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?