Lajme Zone
Greqi/ Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur! Pamje nga momenti i incidentit (VIDEO)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Greqi/ Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur! Pamje nga momenti i incidentit (VIDEO)

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në Psatha të Greqisë. Sipas mediave vendase, 2 helikopterë janë përplasur me njëri-tjetrin. Dy anëtarët e ekuipazhit të helikopterit që u rrëzua pas përplasjes, kanë vdekur. LEXO edhe...200 banesa të dëmtuara dhe 10 mijë hektarë të djegur, 500 zjarrfikës vijojnë betejën me flakët në Greqi Anëtarët e ekuipazhit të he

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në Psatha të Greqisë. Sipas mediave vendase, 2 helikopterë janë përplasur me njëri-tjetrin. Dy anëtarët e ekuipazhit të helikopterit që u rrëzua pas përplasjes, kanë vdekur. LEXO edhe...200 banesa të dëmtuara dhe 10 mijë hektarë të djegur, 500 zjarrfikës vijojnë betejën me flakët në Greqi Anëtarët e ekuipazhit të helikopterit të dytë u plagosën lehtë dhe u transportuan në Spitalin e 251-të të Përgjithshëm të Aviacionit. Dy pilotët e helikopterëve janë nga Rumania, ndërsa dy bashkëpilotët janë grekë. Helikopterët ishin të tipit Bell dhe ishin marrë me qira nga Departamenti i Zjarrfikësve. Ata ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Share R.Xh/ReportTv.al viktima aksident ajror helikopter zjarr greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 2977 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?