Lajme Zone
Itali/ Aksident i rëndë në autostradën Rieti-Terni, autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina! 5 të vdekur dhe 27 të plagosur
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Itali/ Aksident i rëndë në autostradën Rieti-Terni, autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina! 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

5 të vdekur dhe 27 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti automobilistik në Itali, ku u përfshinë një autobus, një kamionçinë dhe 3 vetura.

Një aksident i rëndë ndodhi sot në Itali, në Rrugën Shtetërore 79 "Ternana" në Colli sul Velino, në provincën e Rietit në kufirin me Umbrinë. Sipas mediave të huaja, raportohet se një autobus, një kamionçinë dhe tre makina u përfshinë në aksident. LEXO edhe...Lamallari: Aksidentet në trend rënës gjatë 10 viteve të fundit, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi Si pasojë e përplasjes, raportohet për 5 të vdekur dhe 27 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Pasagjerët në autobus u evakuuan, disa prej të cilëve të plagosur dhe në gjendje shoku. Po ashtu disa helikopterë mbërritën për të ndihmuar, duke transportuar personat e plagosur më rëndë në spitalet në Umbria dhe Lazio. Autostrada u mbyll për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe sigurinë rrugore, çka shkaktoi radhë të gjata automjetesh. R.Xh/ReportTv.al itali aksident rrugor aksident me vdekje Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.1% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 3110 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?