Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për misione të veçanta, ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të njoftuar ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Grenell e ka cilësuar dënimin e Thaçit si të papranueshëm, duke kritikuar ashpër Gjykatën Speciale dhe prokurorinë. “Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit për një luftë të para 25 vjetësh është skandaloz”, ka shkruar Grenell.Ai ka pretenduar se gjykatat ndërkombëtare po marrin vendime politike, ndërsa ka kritikuar tre gjyqtarët e trupit gjykues dhe prokurorin amerikan Jack Smith, të cilët i ka quajtur “të majtë ekstremë”.Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgimGrenell ka përmendur edhe gjyqtarin zviceran Guenael Mettraux, duke e akuzuar se ka injoruar çështjet ligjore dhe është orientuar nga politika e Jack Smithit.“Gjykatat duhet të financohen menjëherë”, ka deklaruar ai, duke kërkuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche që të ndërmarrin veprime.Sipas tij, qytetarët amerikanë po paguajnë për ndjekje penale politike dhe kjo duhet të ndalet.Kërkon nga Kurti shpërbërjen e Gjykatës SpecialeNë reagimin e tij, Grenell i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar që të ndërmarrë hapa për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.“Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Deputetët duhet të punojnë me Kurtin për ta bërë këtë. Kosovës nuk i nevojitet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar ai./Telegrafi/The Hague Court’s announced conviction of Hashim Thaci from a war 25 years ago is outrageous. No one is safe from these international courts where academic elites make political decisions. These 3 judges and the American prosecutor are left wing loons. They clearly didn’t…— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 16, 2026

