Lajme Zone
Gratë flasin 13 mijë fjalë më shumë se burrat? Studimi i ri rrëzon mitin e vjetër
EkonomiSyri

Gratë flasin 13 mijë fjalë më shumë se burrat? Studimi i ri rrëzon mitin e vjetër

Një studim i ri ka rikthyer në qendër të vëmendjes një debat të vjetër: kush flet më shumë gjatë ditës, gratë apo burrat?

Një studim i ri ka rikthyer në qendër të vëmendjes një debat të vjetër: kush flet më shumë gjatë ditës, gratë apo burrat? Prej vitesh në rrjet qarkullon pretendimi se gratë përdorin rreth 20 mijë fjalë në ditë, ndërsa burrat vetëm 7 mijë, duke krijuar një diferencë prej mbi 13 mijë fjalësh. Megjithatë, kërkimet shkencore më të fundit tregojnë se realiteti është më kompleks se kaq.Lexo edhe:Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Sipas një studimi të përditësuar nga studiues të University of Arizona, gratë në moshën 25 deri në 64 vjeç flasin mesatarisht rreth 3 mijë fjalë më shumë në ditë se burrat, dhe jo 13 mijë siç pretendohej më parë. Jashtë kësaj grupmoshe, diferenca rezulton minimale ose statistikisht jo domethënëse. Madje, një studim më i hershëm i publikuar në revistën Science kishte dalë në përfundimin se burrat dhe gratë përdorin pothuajse të njëjtin numër fjalësh në ditë, rreth 16 mijë secili. Ekspertët theksojnë se ndryshimet në komunikim lidhen më shumë me stilin personal, profesionin, moshën dhe situatat sociale sesa thjesht me gjininë. Pra, shkenca thotë se jemi pothuajse barazim, por a pajtoheni ju me këtë përfundim? Sipas eksperiencës suaj në përditshmëri, kush flet më shumë: gratë apo burrat? Na tregoni ndonjë rast interesant në komentet më poshtë!