Lajme Zone
'SASPAC', GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

'SASPAC', GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC.

Gjykata e Posaçme ka vendosur ta rikthejë edhe një herë në SPAK dosjen për abuzimet me fondet e agjencisë SASPAC, ku i pandehur është ish kreu i agjencisë Ilir Beqaj, së bashku me 8 persona të tjerë. Gjyqtarja e seancës paraprake Elsa Ulliri i dha 3 muaj kohë prokurorisë të plotësonte hetimet duke caktuar datën 30 tetor për seancën, ku do të vendosë nëse do ta kalojë apo jo për gjykim këtë dosje. ***Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC. Gjyqtarja Elsa Ulliri ia riktheu SPAK-ut për plotësim hetimesh, dosjen ndaj ish drejtorit të agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, si dhe ndaj të gjithë të akuzuarve të tjerë. Për këtë dosje, të vetmit që mbahen në “arrest me burg” janë Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. LEXO EDHE:'Praktikat gjyqësore po cenojnë pavarësinë e avokatëve' Plarent Ndreca memorandum Dhomës së Avokatisë: Po krijohet një standard i rrezikshëm Prokurorja Elida Kaçkini ka tashmw afat deri më 30 tetor për të plotësuar hetimet e munguara. Gjatë seancave paraprake të pandehurit i kanë mohuar akuzuat dhe kanë kërkuar pushimin e çështjes, ose alternativë gjykim të shkurtuar. Ish-ministri Beqja u arrestua me 4 korrik të 2024-s. Ndaj ish-ministrit rëndojnë 6 akuza, teksa SPAK ka kryer edhe sekuestrime pasurish. Sipas SPAK Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fr të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij. Më 2 prill 2025 Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte përfunduar hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqja dhe 8 personave të tjerë të pandehur, ndërsa prej me shume se një viti dosja e tij ndodhej ne seancë paraprake 6 AKUZAT NDAJ BEQAJT1. Korrupsion pasiv 2. Shkelje në tendera 3. Falsifikim dokumentesh 4. Mashtrim me pasoja 5. Mashtrim në bashkëpunim 6.Fshehje pasurie TË AKUZUARIT E TJERËGazmend Haxhia Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumenteshErmal Kurtulaj Korrupsion pasiv, shkelje në tendera, Falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja, Mashtrim në bashkëpunimAlfred Nikolla Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion aktivElton Marini Mashtrim, falsifikim dokumenteshBjona Ziaj Mashtrim, falsifikim dokumenteshBledar Leka Mashtrim, falsifikim dokumenteshMarinela Jazoj Korrupsion aktivMira Topçiu Falsifikim dokumenteshKompanitë“Landëays International” Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion aktiv“Nine Service Int” sh.p.k – Mashtrim, falsifikim dokumentesh------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: SASPAC ilir beqaj GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.6% Nuk e di 6.9% Vota total: 5711 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?