Lajme Zone
Grabitja ndodhi gjatë një ekspozite të bizhuterive/ Vidhet në Vjenë gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitja ndodhi gjatë një ekspozite të bizhuterive/ Vidhet në Vjenë gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli

Një gjerdan i rrallë me diamante është grabitur nga një muze në Vjenë, duke shkaktuar një operacion të gjerë kërkimi nga policia austriake. Bëhet fjalë për një bizhuteri të krijuar nga shtëpia prestigjioze franceze Van Cleef & Arpels.

Një gjerdan i rrallë me diamante është grabitur nga një muze në Vjenë, duke shkaktuar një operacion të gjerë kërkimi nga policia austriake. Bëhet fjalë për një bizhuteri të krijuar nga shtëpia prestigjioze franceze Van Cleef & Arpels. Policia austriake publikoi një fotografi të gjerdanit të vjedhur, ndërsa Muzeu i Arteve të Aplikuara (MAK) konfirmoi se grabitja ndodhi gjatë një ekspozite të bizhuterive. Muzeu nuk ka dhënë detaje të plota mbi objektin e vjedhur për shkak të hetimit në vazhdim. Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të MAK, bëhet fjalë për një gjerdan mbretëror të dekoruar me 673 diamante, me një peshë totale prej më shumë se 200 karatësh. Gjerdani ka një histori të jashtëzakonshme. Sipas përshkrimit të muzeut, ai i përkiste dikur Mbretëreshës Nazli të Egjiptit. Ajo e kishte mbajtur gjerdanin në vitin 1939, gjatë dasmës së vajzës së saj, Fauzia, me Princin e atëhershëm të Kurorës së Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili më vonë u bë Shah i Iranit. Bizhuteria u shit në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork në vitin 2015 për rreth 4.3 milionë dollarë, duke e bërë atë një prej objekteve më të çmuara të ekspozitës.

Sipas policisë austriake, dy persona të panjohur hynë me forcë në vitrinën ku ndodhej bizhuteria, ndërsa muzeu ishte ende i hapur për publikun.

Ata morën gjerdanin dhe u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes. MAK kishte hapur që prej fillimit të qershorit një ekspozitë të madhe me më shumë se 300 vepra nga koleksioni i Van Cleef & Arpels.

Në një fotografi të publikuar nga muzeu, gjerdani shihej i ekspozuar pas një vitrine prej xhami. Muzeu ka bërë të ditur se nuk do të japë informacione të tjera për ngjarjen për sa kohë që hetimi i policisë është në zhvillim.

Autoritetet austriake vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve, ndërsa gjerdani mbetet ende i zhdukur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb