Lajme Zone
Celulari me lëndë plasëse në Durrës – Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Celulari me lëndë plasëse në Durrës – Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, e cila u gjet e braktisur në rrugë në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, e cila u gjet e braktisur në rrugë në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas njoftimit për praninë e objektit të dyshimtë, shërbimet e Policisë së Durrësit rrethuan me shpejtësi zonën dhe vendosën perimetrin e sigurisë për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve. Në vendngjarje mbërritën specialistët xhenierë të RENEAS, të cilët realizuan me sukses procedurën e çaktivizimit të lëndës plasëse në sasi të vogël, duke eliminuar plotësisht rrezikun e ndonjë shpërthimi. Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur për këtë rast, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për këqyrjen e provave materialet, zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës që kanë braktisur apo vendosur objektin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb