Lajme Zone
Kanosi me armë manovër efektivët gjatë aksionit / Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan, donte të mbronte vëllanë në kërkim
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kanosi me armë manovër efektivët gjatë aksionit / Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan, donte të mbronte vëllanë në kërkim

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar me iniciale B. B. (Ç.), pasi kanosi me armë punonjësit e Policisë gjatë një aksioni operativ.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar me iniciale B. B. (Ç.), pasi kanosi me armë punonjësit e Policisë gjatë një aksioni operativ. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku katër efektivë të Forcës Operacionale po zhvillonin kontrolle për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Gjatë këtij veprimi, 41-vjeçari ka ndërhyrë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë me një send të ngjashëm me armë zjarri, e dyshuar armë manovër. Efektivët kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe kanë sekuestruar sendin e përdorur në ngjarje. Ndërhyrja e të prangosurit kishte si qëllim pengimin e arrestimit të vëllait të tij, shtetasit B. B., i cili është i shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Policia e Elbasanit njoftoi se kontrollet për kapjen e tij po vijojnë intensivisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ndaj 41-vjeçarit, nën akuzat “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb