Lajme Zone
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, hetimet zbulojnë itinerarin e autorëve! Shmangën rrugët kryesore, morën floriri me vlerë mbi 1.5 mln lekë
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, hetimet zbulojnë itinerarin e autorëve! Shmangën rrugët kryesore, morën floriri me vlerë mbi 1.5 mln lekë

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë përdorur rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Të njëjtin itinerar ndoqën edhe pas grabitjes.

Komisariati nr. 5 vijon hetimet për zbardhjen e grabitjes së argjendarisë "Luani" në Paskuqan. Burime bëjnë me dije se 2 autorët, të maskuar, ndoqën të njëjtin itinerar për të kryer grabitjen. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë përdorur rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Të njëjtin itinerar ndoqën edhe pas grabitjes. Në momentin që hynë brenda në argjendari grabitën vetëm sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë. Grupi hetimor ka dyshime se autorët e njohin mirë zonën, për shkak të itinerarit që kanë ndjekur. Dyshohet se njëri prej autorëve të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderushme. Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë pasur bashkëpunëtorë të tjerë. Autorët nuk janë të njëjtit të grabitjes së 16 majit në një tjetër argjendari po në Kamëz, pasi të dy rezultojnë të arrestuar. LEXO EDHE:67 ditë para kryeministrisë, protestuesit Ramës: Shijo pushimet e fundit në liri! Thirrje SPAK-ut për hetim ndaj shefit të qeverisë SI.E./Shqiptarja.com TAG: argjendari luani vjedhje paskuqan Tirane Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 60.3% Nuk e di 4.6% Vota total: 1316 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?