Lajme Zone
Grabitet Muzeu Renoir në Francë, vidhen 4 vepra arti me vlerë 9 milionë euro! Autorët hodhën njërën gjatë arratisjes
PolitikëReport TV

Grabitet Muzeu Renoir në Francë, vidhen 4 vepra arti me vlerë 9 milionë euro! Autorët hodhën njërën gjatë arratisjes

Autorët u filmuan nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia mbërriti pesë minuta pas aktivizimit të alarmit. Tre vepra arti mbeten ende të zhdukura.

Dy persona kanë hyrë me forcë në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Francës, duke vjedhur katër vepra arti, njëra prej të cilave u braktis gjatë arratisjes. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit, Bryan Masson. Autorët u filmuan nga kamerat e sigurisë. Alarmi i muzeut u aktivizua në orën 05:48 të mëngjesit, ndërsa policia bashkiake mbërriti në vendngjarje në orën 05:53. Pasi u zbuluan, hajdutët u larguan me shpejtësi duke hedhur njërën nga pikturat e vjedhura. LEXO edhe...Europa po tërheq tonelata ari nga Amerika! Pse tani, si zhvendosen shufrat e floririt dhe çfarë fshihet pas lëvizjes së bankave qendrore? Muzeu Renoir u hap në vitin 1960 në shtëpinë ku piktori impresionist francez Pierre-Auguste Renoir kaloi vitet e fundit të jetës së tij deri në vdekjen, në vitin 1919. Në të ruhen objekte personale, mobilie, kavaleti dhe karroca e tij me rrota, si edhe një koleksion pikturash të artistit. Kjo grabitje ndodh më pak se një vit pas vjedhjes së tetë objekteve me vlerë rreth 88 milionë euro nga Muzeu i Luvrit në Paris. Për atë ngjarje janë arrestuar katër persona, por veprat e vjedhura nuk janë gjetur ende. Muajin e kaluar, Europol raportoi se grabitjet e veprave të artit në Evropë po shoqërohen gjithnjë e më shumë me dhunë dhe se grupet e specializuara kriminale po zëvendësohen nga autorë të rekrutuar përmes rrjeteve sociale. U.D/ReportTv.al Paris muzeu i luvrit piktura france Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15.1% Nuk e di 6.1% Vota total: 1348 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?