Gazetari Basir Çollaku, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se ndaj biznesmenit Ron Yeffet është depozituar një kallëzim në Gjykatën e Miami-t nga biznesmeni Mark Faist.
Ky i fundit, sipas kallëzimit , ka rënë pre e një operacioni mashtrimi të Yeffet për blerje pronash në Neë York. Çollaku shprehet se Ron Yeffet e ka takuar biznesmenin amerikan, në nëntor të 2020, me kryeministrin Edi Rama.
Gazetari shkruan më tej se në kallëzim, Faist deklaron edhe një udhëtim në Shqipëri me Yeffet ku u takuan dhe biseduan me shumë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe se ai i kishte premtuar pasaportë shqiptarë. Ai shton se nga 8.6 milionë dollarë, Yeffet i ka kthyer biznesmenit amerikan vetëm 1 milion. Sipas Çollakut, Yeffet është përgjigjur me kundërpadi ku i kërkon 30 milionë dollarë Markut “si pasojë e dëmtimit të reputacionit nga kallëzimi i tij dhe që ka sjellë për pasojë përjashtimin e Ronit nga një projekt madhor shqiptar ndërtimi ku humbi direkt 30 milionë dollarë fitime të garantuara”.
Postimi i plotë: Më 6 mars 2026 biznesmeni amerikan Mark Faist ka depozituar një kallëzim në Gjykatën e Miami-t, SHBA kundër Ron Yeffet për t’i kthyer shumën 8.6 milionë dollarw dhënë atij për megaprojekte të përbashkëta imobiliare në Nju Jork.
Sipas kallëzimit, Mark Faist ra viktimë e një operacioni “të mirëkalkuluar dhe të shtrirë në kohë joshje dhe mashtrimi” të Ronit për blerje pronash të patundshme në New York. (Trualli i Ambasadës tonë atje që pas prishjes, Roni do të ndërtonte kullë me skemën PPP?).
Për ta bindur për plotfuqishmërinë e tij në Shqipëri, Roni e ftoi në një udhëtim në Paris nga 6 deri 9 nëntor 2020 Markun me të shoqen, Juliia Faist, (ish-Mis Ukraina) ku celebruan datëlindjen e gruas së Ronit dhe “u prezantua nga Roni me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ambasadorin shqiptar në Francë, Dritan Tola”.
Kujtojmë se në tetor 2020 ishte ende në fuqi karantina e Covidit…
Në kallëzim, Mark Faist deklaron edhe një udhëtim në Shqipëri me Ronin “ku u takuan dhe biseduan me shumë zyrtarë të lartë shtetërorë, ku udhëtuan me makina zyrtare me badigardë të armatosur, ku u akomoduan në një kompleks rezidencial shtetëror që ruhej nga persona të armatosur, me guzhinierë personalë dhe me kamarierë e personel të dedikuar”.
Jo vetëm kaq.
Sipas kallëzimit, “Roni më premtoi edhe pajisjen me pasaportë shqiptare”.
Gjithçka më sipër nuk ka nevojë për koment.
Nga 8.6 milionë dollarw, Roni i ka kthyer Markut vetëm 1 milionë dollarw. Marku kërkon “kthimin e diferencës 7.6 milionë dollarw, 5% interes kontraktual për çdo vit dhe pagimin e shpenzimeve për avokatin e tij dhe ato të procesit gjyqësor”.
Roni është përgjigjur me kundërpadi ku i kërkon 30 milionë dollarw Markut “si pasojë e dëmtimit të reputacionit nga kallëzimi i tij dhe që ka sjellë për pasojë përjashtimin e Ronit nga një projekt madhor shqiptar ndërtimi ku humbi direkt 30 milionë $ fitime të garantuara”…
Procesi gjyqësor vazhdon... /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

