Lajme Zone
SportShqiptarja

GOLAT/ PSG has vështirësi këtë sezon, barazon 2-2 në fushën e Lille vetëm në shtesë


I pranishëm në stadium ishte edhe Carlo Ancelotti, ish-trajneri i PSG-së. Ekipin e Lille e drejton i biri, Davide.

FRANCË - Lille dhe PSG barazuan 2-2 të premte në ndeshjet e raundit të dytë në Ligue I. Sfida ishte e mbushur me gola dhe emocione, teksa PSG ia doli të merrte një pikë në shtesë duke zhbërë epërsinë me dy gola të vendasve. Lille e gjeti golin shpejt me Hakon Amar Haraldsson pas 21 minutave lojë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, ndërsa Lille që drejtohet nga Davide Ancelotti shënoi edhe golin e dytë gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes me autor Dilane Bakwa, pas asistit të veteranit Giroud. Kur u mendua se tri pikët do të shkonin për Lille, PSG 'u ngrit nga hiri' dhe shënoi dy gola në shtesë. Fillimisht Vitinha shënoi vetë një supergol në shtesën e parë, ndërsa portugezi asistoi në shtesën e pestë për Marquinhos, i cili me kokë sigloi rezultatin final 2-2. LEXO EDHE:Kaos te PSG-ja, Luis Enrique përjashton Dembelenë nga ndeshja e fundjavës PSG ka hasur vështirësi këtë fillim sezoni, duke marrë dy barazime 2-2 në udhëtim, të parin kundër Rennes dhe tanimë kundër Lille. Këtë duel në stadium e ndoqi edhe ish-trajneri i PSG, Carlo Ancelotti, i cili momentalisht është në stolin e kombëtares së Brazilit. Më të bukur këtë surprizë e bën edhe fakti që trajneri i Lille është i biri i Carlos, Davide Ancelotti. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: france ligue 1 psg lille davide ancelotti Carlo Ancelotti Luis Enrique Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5175 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?