Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

GOLAT/ Ndeshja u vendos për dy minuta, Manchester City përmbys 3-1 Atletico Madridin


Ekipi i Enzo Marescas iu fal dopietës së Omar Marmoush dhe golit të Rayan Ait-Nourit, ndërsa madrilenët shënuan të parët me Jorge Dominguez.

SEUL - Manchester City fitoi 3-1 me përmbysje kundër Atletico Madridit në miqësoren e verës të zhvilluar këtë të diel në Korenë e Jugut. Pjesa e parë e sfidës u mbyll në epërsinë minimale të madrilenëve. Në minutën e 43-të, 16-vjeçari Jorge Dominguez shënoi pas pasimit final të Hjulmand. Fraksioni i dytë nisi shumë mirë për 'Qytetarët' që u përgjigjën brenda dy minutave me autor Omar Marmoush. Në minutat 57 dhe 59 egjiptiani u tregua dy herë i saktë pas pasimeve finale të Semenyo, duke i hapur rrugë suksesit të ekipit të Enzo Marescas. Në minutën e 90-të duhej goli i Rayan Ait-Nourit që Manchester City të fitonte 3-1 kundër ekipit të Diego Simeones, për më tepër me përmbysje. LEXO EDHE:Zhgënjimi në Kupën e Botës 2026, policia kontrolle në zyrat e federatës së Koresë së Jugut! Hetim për procedurën e emërimit të trajnerit S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Manchester City atletico madrid Omar Marmoush Jorge Dominguez Kore e jugut Seul Rayan Ait-Nourit Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34% Jo 61.4% Nuk e di 4.6% Vota total: 4375 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?