Lajme Zone
GOLAT/ Mirlind Daku dhe Erald Maksuti e nisin me gola sezonin e ri në kampionatin rus
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

GOLAT/ Mirlind Daku dhe Erald Maksuti e nisin me gola sezonin e ri në kampionatin rus

Daku vijon të jetë pjesë e Rubin Kazanit, ndërsa Erald Maksuti debutoi me gol për Akhmat Groznin.

Futbollistët shqiptarë e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin rus, me Mirlind Dakun dhe Erald Maksutin që gjetën rrugën e rrjetës të dielën që në ndeshjet e para të skuadrave të tyre. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ishte protagonist me gol për Rubin Kazanin, por skuadra e tij humbi 1-3 kundër Krasnodarit. Daku mori topin jashtë zonës, depërtoi mes dy mbrojtësve dhe finalizoi saktë për t’i dhënë avantazhin 1-0 ekipit të tij që në minutën e 12-të. Ky ishte një fillim ideal për 27-vjeçarin, i cili vjen pas një sezoni të suksesshëm ku realizoi 10 gola në kampionatin rus, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në repartin sulmues të Rubin Kazanit. Në këtë takim për Rubinin u aktivizuan nga minuta e parë edhe Nazmi Gripshi dhe Veldin Hoxha, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj mungoi. LEXO EDHE:Pas tetë muajve në hapësirë, ekuipazhi ruso-amerikan kthehet në Tokë! Astronautët ulen me parashutë në Kazakistan Daku, «Krasnodar»a gol attı. Bu arada, kalecinin muhteşem bir pasıyla.⚽️ ?♥️ pic.twitter.com/QtxVHxcUjx — ☠️??₵Ø₴₮₳₦₮ł₦ ⱠØⱤɆ₦₮Ɇ ç₳ç₳ ??? (@SenolDoan5) July 26, 2026Ndërkohë, debutim ëndrrash përjetoi Erald Maksuti me fanellën e Akhmat Groznit. Ish-sulmuesi i Flamurtarit u hodh në fushë në minutën e 78-të dhe vetëm pesë minuta më vonë gjeti golin e parë me skuadrën e re, duke barazuar shifrat 1-1 ndaj Lokomotivës së Moskës. 1-1 Maksuti( pic.twitter.com/tNiPmnEzyN — RPL Sky (@RPLNews_eng) July 26, 2026 S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Akhmat Grozny rubin kazan Erald Maksuti mirlind daku Rusi Legjionaret Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63% Jo 30% Nuk e di 7.1% Vota total: 4736 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?