Greva e punonjësve grekë pezulloi për 4 orë punën në katër pikat kufitare me Shqipërinë. Në pikën doganore të Kakavijës dhe Tre Urat në Përmet lëvizja e automjeteve nisi prej orës 07:00 dhe do të zgjasë deri në 11:00 me orën shqiptare. Tani Kakavija po punon me 3 sportele. Ndërsa në dy pikat e tjera kufitare, atë të Kapshticës dhe në Qafë-Botë pezullimi i hyrje daljeve nisi prej orës 05:00 të mëngjesit dhe zgjati deri në orën 09:00. LEXO EDHE:Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:18 Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, ka nisur kalimi i mjeteve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.Dhjetëra automjete të vogla, autobusë dhe kamionë kishin krijuar radhë në anën shqiptare në pritje të hapjes së pikës kufitare greke. Menjëherë pas rifillimit të lëvizjes, autoritetet nisën nga puna ndërsa radha vijon të jetë e gjatë për shkak të fluksit të krijuar gjatë orëve të pezullimit.Pas përfundimit të grevës, lëvizja në pikën kufitare ka rifilluar me përparësi mjetet e vogla dhe autobusët. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: tre urat dogana qafe bote dogana Kakavije Dogana Kapshtice dogana Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30% Nuk e di 7% Vota total: 4976 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

