Lajme Zone
GOLAT/ Milani 'i frikshëm' këtë fillim sezoni, fiton 2-0 kundër Venezias në 'San Siro'
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

GOLAT/ Milani 'i frikshëm' këtë fillim sezoni, fiton 2-0 kundër Venezias në 'San Siro'

ITALI - Serie A e futbollit nisi të premte me raundin e 2-të të sezonit të ri. Në mitikun 'San Siro' vendasit e Milanit morën fitoren e dytë në po kaq ndeshje të zhvilluara. Kuqezinjtë vuajtën, por mposhtën 2-0 Venezian. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa gjithçka u zhbllokua në minutën e 69-të pas një kombinimi të bukur mes Saelemaekers dhe Gonçalo Ramos. Ky i fundit përfitoi nga

ITALI - Serie A e futbollit nisi të premte me raundin e 2-të të sezonit të ri. Në mitikun 'San Siro' vendasit e Milanit morën fitoren e dytë në po kaq ndeshje të zhvilluara. Kuqezinjtë vuajtën, por mposhtën 2-0 Venezian. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa gjithçka u zhbllokua në minutën e 69-të pas një kombinimi të bukur mes Saelemaekers dhe Gonçalo Ramos. Ky i fundit përfitoi nga pasimi brenda zonës dhe me të majtën ia ndali sferën në rrjetë portierit Stankovic. Për Ramos ky ishte goli i parë me fanellën e Milanit, pasi u afrua këtë verë nga PSG për shifrën e 74 milionë eurove. LEXO edhe...Itali/ RAI shkarkon gazetarin Sigfrido Ranucci, nuk do të prezantojë më emisionin ‘Report’ Pas golit në fushë u fut edhe Ardon Jashari në vend të Luka Modric. Ishte pikërisht mesfushori shqiptar që 'gatoi' golin e dytë një minutë përpara fundit të ndeshjes, duke detyruar Redouane Halhal ta dërgonte topin në portën e tij. Kështu, Milani ka dy fitore në këtë fillim sezoni duke bërë që trajneri i ri Ruben Amorim ta nisë mbarë aventurën në stolin e kuqezinjve. Serie A. raundi 2 - e shtunë, 29 gusht 2026: 18:30 Fiorentina - Frosinone 18:30 Monza - Udinese 18:30 Sassuolo - Torino 20:45 Juventus - Parma Share Ora 11:14 Ruben Amorim prish 'mallkimin' 12-vjeçar të Milanit, trajneri: Kemi ende shumë punë përpara Trajneri Ruben Amorim është me 'këmbë në tokë'. Milani i tij në dy ndeshjet e para të sezonit në Serie A ka marrë gjashtë pikë, por portugezi thotë se ka shumë punë përpara, paçka se në dy javë ia ka dalë të thyejë një 'mallkim' 12-vjeçar për kuqezinjtë.Milani triumfoi 2-1 ndaj Torinos në transfertë në ndeshjen e parë, ndërsa në javën e dytë kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Venezias në 'San Siro'. Me këto dy rezultate, Amorim bëhet trajneri i parë i Milanit që prej vitit 2014 që arrin të fitojë të dyja ndeshjet e para në nisje të sezonit.Pas fitores së djeshme kundër Venezias ai u shpreh se duhet të punojë edhe me mbrojtjen, që në rast sulmi të ekipit, edhe ata të dalin më përpara."Në këtë ndeshje, treguam se kemi ende shumë punë për të bërë. Vështirësuam punën tonë në situatat mbrojtëse një kundër një. Thashë se do të ishte një ndeshje më e vështirë se kundër Torino dhe kështu ndodhi. Dhe, pak nga pak, iu nënshtruam stilit të lojës së Venezia, duke marrë shumë rreziqe.E futa Saelemaekers sepse kishim nevojë për cilësi. Ndonjëherë nuk fiton bukur, duhet të punojmë me mbrojtësit tanë, sepse kur sulmojmë, lojtarët tanë nuk duhet të qëndrojnë në vend, por duhet të jenë gati për t’u ngjitur sipër. Mund të marrim rreziqe, por ata duhet të jenë gati.Sa gola i kërkova Gonçalo Ramos? Paguam shumë para për të, kështu që ai duhet të shënojë, por nuk i kërkova një numër specifik. Gjëja më e rëndësishme është se pas dy rasteve të para të humbura, erdhi i treti dhe ai shënoi me qetësi“, deklaroi Amorim. Share S.Dh/ReportTv.al itali Gonçalo Ramos Venezia Milan serie a Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5175 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?