Dramatike dhe e dhimbshme rezultoi përballja në transfertë kundër Sassuolo-s për Juventusin që barazoi 2 herë me Zhegrovën, por në fund u mposht 3-2 nga të besuarit e Alberto Aquilani-t. Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën Zhegrova iu përgjigj dy herë golave të Sebastiano Esposito-s dhe Boëie që i dhanë përkohësisht avantazhin Sassuolo-s. Shqiptari i Kosovës më në fund u zhbllokua me ‘zonjën’, duke realizuar në portën e mbrojtur nga shoku i përfaqësueses Ante Muric, por që nuk mjaftoi që Juventusi të dilte me pikë nga transferta. Pas 13 ndeshjes ‘zonja e vjetër’ pësoi disfatën e parë në kampionat, pasi futbollisti i huazuar prej tyre, malazezi Adzic, shënoi në shtesë për t’i dhënë fitoren Sassuolo-s në një ndeshje të çmendur ku 3 golat e fundit u realizuan në harkun kohor të 5 minutave. Për Juventusin kjo ishte humbja e parë e sezonit që erdhi pas barazimit me Milanin. Kaq ka mjaftuar që tifozët e ‘zonjës’ të kërkojnë largimin e Spalleti-t dhe të kërkojnë rikthimin e Conte-s. Më herët Napoli i Allegri-t u rikthye te fitoret pas 2 humbjeve, duke mposhtur minimalisht 1-0 Bologna-n. Golin vendimtar e realizoi Lobotka në minutën e 66. LEXO EDHE:Çështja Amir Rrahmani shkakton kaos te Kosova! Muriqi, Zhegrova dhe Rashica refuzojnë grumbullimin me përfaqësuesen? Share Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Edon Zhegrova juventus Sassuolo Luciano Spalletti Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.6% Nuk e di 6% Vota total: 7572 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

