LONDËR - Premier League e futbollit në Angli nisi të premten me raundin e parë për sezonin e ri 2026-27. Në 'Emirates' të Londrës, kampionët në fuqi të Arsenalit fituan 3-0 kundër Coventryt debutues që në stol kanë një legjendë të futbollit anglez si Frank Lampard. Vetëm 15 minuta iu deshën vendasve për të zhbllokuar ndeshjen. Calafiori asistoi bukur për Kai Havertz, me gjermanin që e dërgoi sferën në fundin e rrjetës për avantazhin e të tijve. Tetë minuta më vonë Bukayo Saka do gjente edhe golin e dytë për Arsenalin. Në fillimin e fraksionit të dytë ishte Martin Odegaard që shënoi pas asistit të White, duke 'vulosur' shifrat në 3-0. Sot në Premier League do të zhvillohen ndeshjet e mëposhtme: 13:30 Hull City - Manchester United, me fillim nga ora 16:00 do të luhen Everton - Crystal Palace, Ipswich - Sunderland dhe Nottingham - Leeds, ndërsa në orën 18:30 do të zhvillohet Brentford - Tottenham. LEXO EDHE:Gëzuar ditëlindjen Ali Dia! Historia e sulmuesit më të dobët të të gjitha kohërave që sajoi mashtrimin e shekullit në Premier League Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: premier league arsenal angli Coventry City frank lampard Mikel Arteta Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5963 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
