Kryebashkiaku i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është dënuar me dy vite e një muaj të tjerë burg nga një gjykatë turke, e cila i ka vendosur edhe një ndalim të ri për ushtrimin e aktivitetit politik. Sipas televizionit shtetëror turk TRT Haber, Imamoglu është një nga nëntë të pandehurit e dënuar në një çështje që lidhet me kongresin e Partisë Republikane Popullore (CHP), forcës kryesore të opozitës, të mbajtur në nëntor 2023. LEXO edhe...Stamboll/ Të dyshuar si të përfshirë në grushtin e shtetit të vitit 2016, Policia turke bastis selinë e një stacioni televiziv opozitar! Arreston drejtuesit Të pandehurit akuzoheshin se kishin ofruar përfitime të parregullta për të nxitur votimin në favor të Ozgur Ozelit, i cili u zgjodh kryetar i CHP-së në atë kongres. Ata i kanë mohuar akuzat. Para arrestimit, Imamoglu konsiderohej kundërshtari kryesor i mundshëm i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky nuk është dënimi i parë ndaj tij. Gjykatat turke i kanë vendosur më parë ndalime politike në vitet 2022 dhe 2025, si dhe e kanë dënuar me më shumë se gjashtë vite burg. Imamoglu i ka apeluar të dyja ndalimet e mëparshme. Ndërkohë, ai po përballet edhe me një proces tjetër gjyqësor për korrupsion, i cili nisi në mars dhe përfshin më shumë se 400 të pandehur të lidhur me Bashkinë e Stambollit. Akuzat në këtë proces parashikojnë dënime që, të marra së bashku, arrijnë në qindra vite burg. Imamoglu i mohon akuzat për korrupsion. U.D/ReportTv.al Recep Tayyip Erdoğan turqi Ekrem Imamoglu Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 64.3% Jo 28.3% Nuk e di 7.4% Vota total: 757 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

