Edi Rama & Rihards Kols Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Rihards Kols, denoncon përdorimin e forcës ndaj studentëve dhe gazetarëve. Ai kundërshton akuzat e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje të huaja, duke i cilësuar ato fyerje ndaj të rinjve që protestojnë kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë sjellë një tjetër reagim nga Parlamenti Europian. Eurodeputeti Rihards Kols, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme (AFET), ka kritikuar qeverinë shqiptare për mënyrën se si policia po përballet me protestuesit, veçanërisht studentët dhe të miturit, si dhe për dhunën e raportuar ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.
Në deklaratën e tij, Kols vë përballë dy realitete: imazhin që qeveria shqiptare paraqet në Bruksel si aleate e besueshme e NATO-s dhe vend që udhëheq procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe trajtimin që, sipas tij, qytetarët po marrin në rrugët e Shqipërisë.
“Shqipëria paraqitet në Bruksel si një aleate e besueshme e NATO-s dhe si një vend pararojë në procesin e anëtarësimit në BE. Në vendin e vet, policia i pret studentët dhe të miturit me plumba gome, gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese. Gazetarët rrihen ndërsa bëjnë punën e tyre”, deklaron eurodeputeti.
Kols thekson se anëtarësimi në aleancat perëndimore nuk lidhet vetëm me angazhimet diplomatike, por edhe me respektimin e standardeve demokratike brenda vendit.
“NATO dhe BE-ja janë aleanca demokracish. Të dyja mbështeten te sundimi i ligjit dhe respektimi i qytetarëve. Gazi lotsjellës kundër studentëve dhe sulmet ndaj gazetarëve tregojnë të kundërtën. Vlerat dëshmohen në vendin tënd. Qeveria e Shqipërisë aktualisht po dështon në këtë provë”, shprehet ai.
Eurodeputeti ndalet edhe te deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka pretenduar se pas protestave qëndrojnë ndikime të huaja, duke përmendur Rusinë dhe Iranin.
Kols e kundërshton këtë shpjegim dhe e lidh zemërimin e të rinjve me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.
“Të fajësosh ‘ndërhyrjen e huaj’ për zemërimin e të rinjve shqiptarë ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë është një fyerje për ta. Çdo rast i dhunës policore duhet të hetohet. Shqiptarët duhet të kenë të drejtën të vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, përfn ai.
Reagimi i anëtarit të Komisionit të Punëve të Jashtme vjen në ditën e gjashtë të protestave dhe përplasjeve në Tiranë, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse, ndërsa demonstruesit kanë hedhur gurë, fishekzjarrë dhe koktej Molotov.
Deklarata e Kols përqendrohet në tri kërkesa të qarta ndaj autoriteteve shqiptare: respektimin e qytetarëve dhe gazetarëve, hetimin e çdo rasti të dhunës policore dhe njohjen e së drejtës së shqiptarëve për të përcaktuar vetë të ardhmen politike të vendit. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Moska i rrëzon alibinë Ramës: Nuk kemi lidhje me protestat, mos na akuzo ne për hallet e tua 18 Tetor 2026, 20:0420:04Politike “Rama të largohet përgjithmonë nga Shqipëria”/ Propozimi nga Austria: Të tërhiqet në Vjenë, të mos kthehet më në politikë 18 Tetor 2026, 19:2619:26Politike Thirrje ndërkombëtare për zgjedhje të parakohshme, IDU i kërkon Ramës të ndalë dhunën ndaj studentëve 18 Tetor 2026, 17:2817:28Politike Shqipëria në kaos, Rama anulon vizitën në Austri 18 Tetor 2026, 15:4515:45Politike Arben Malaj mesazh Ramës: Nuk është turp të japësh dorëheqje, ke pëgjegjësi politike 18 Tetor 2026, 14:4714:47Politike Kostoja e një zgjidhje politike të katrahurës 18 Tetor 2026, 14:4114:41Politike

