Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pas goditjes në flagrancë të një rasti të shitblerjes së drogërave të forta. Në pranga janë vënë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.
19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.
Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”.
Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta.
Arrestohen në rrugën “Egnatia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast.
Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMË” dhe 3 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.
19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

