Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Goditet grupi që shiste drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim! Sekuestrohet 2.9 kg kanabis (VIDEO)


Një grup që shpërndante drogë pranë shkollave është goditur nga Policia e Fierit. Operacioni i bluve erdhi pa disa muajsh hetime dhe çoi në pranga 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

FIER- Një grup që shpërndante drogë pranë shkollave është goditur nga Policia e Fierit. Operacioni i bluve erdhi pa disa muajsh hetime dhe çoi në pranga 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Konkretisht, masa arrest me burg me vendim të Gjykatës së Fierit u zbatua për Kevin Bare 28 vjeç, Dejvi Ferko 25 vjeç, ⁠Marjus Zhaka 48 vjeç dhe ⁠Taulant Çela 52 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e të akuzuarve, policia gjetur 2.9 kg kanabis, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë. LEXO EDHE:Lëvizte i armatosur dhe shiste drogë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë (VIDEO) “Pas një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier. Bazuar në provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Clean School”. Gjatë operacionit u ekzekutuan 4 nga masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata, konkretisht për shtetasit: K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të katërt banues në Fier. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë”, njoftoi Policia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E. / A.Hl SI.E. Shqiptarja.com TAG: Taulant Cela Marjus Zhaka Dejvi Ferko Kevin Bare droge Fier Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 53.9% Veliajn 23% Asnjërin 23% Vota total: 660 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?