Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidat për president të Austrisë në vitin 2028, i ka bërë një propozim politik kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe të vendoset përfundimisht në Vjenë. Në reagimin e tij publik, Fehlinger-Jahn i ka kërkuar Austrisë të shqyrtojë mundësinë e një marrëveshjeje të negociuar me Ramën për tërheqjen e tij nga politika. Sipas tij, një zgjidhje e tillë do të mund të ndihmonte në përfundimin e tensioneve dhe në krijimin e kushteve për një tranzicion paqësor në Shqipëri. Propozimi parashikon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, largimin e tij të përhershëm nga Shqipëria dhe vendosjen në Vjenë, në respektim të ligjeve austriake. Një tjetër kusht i përmendur nga Fehlinger-Jahn është tërheqja përfundimtare e Ramës nga jeta politike, pa të drejtën për t’u rikthyer në pushtet apo për të ndikuar në zhvillimet politike në vend. Në nismën e tij, Fehlinger-Jahn ka ngritur edhe çështjen e mundësisë së negociimit të mbrojtjes ligjore nga ndjekja penale dhe dënimi, por vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai ka theksuar se një marrëveshje e tillë nuk mund të shërbejë si garanci imuniteti për vepra penale, për të cilat ligji nuk lejon amnisti. Kreu i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s ka sqaruar se bëhet fjalë për një propozim të tijin politik dhe jo për një marrëveshje që është arritur apo për një garanci të ofruar nga autoritetet austriake. Në një tjetër pjesë të reagimit, Fehlinger-Jahn ka theksuar nevojën për një proces politik që garanton zgjedhje të besueshme dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Ai kërkon që, krahas dorëheqjes së Ramës dhe angazhimit të tij për të mos kandiduar më, të sigurohen vëzhgimi i pavarur ndërkombëtar, akses i barabartë në media dhe transparencë në numërimin e votave.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të deklarojë publikisht se nuk do të kandidojë më. Në këmbim, një marrëveshje e negociuar duhet t’u japë fund protestave dhe dhunës në rrugë, duke garantuar njëkohësisht të drejtën për tubime paqësore”, shkruan Fehlinger-Jahn.
Ai e mbyll mesazhin e tij me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit shqiptar, duke e cilësuar largimin nga pushteti si një mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja politike.
“Edi Rama, prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu dhe lëre Shqipërinë të ecë përpara”, përfn reagimi i tij.
Fehlinger-Jahn argumenton se Shqipëria ka nevojë për një tranzicion demokratik paqësor dhe për avancimin e perspektivës së saj evropiane. 🇦🇹🇦🇱 MY OFFER TO EDI RAMA: RESIGN AND RETIRE IN VIENNA!
@ediramaal
After 13 years in power, it is time for Edi Rama to leave office!
@_CStocker
I call on Austria to offer Edi Rama a negotiated political exit deal — the kind of arrangement sometimes offered to authoritarian rulers to facilitate a peaceful transition.
@BMeinl
✅ RESIGN IMMEDIATELY as Prime Minister of Albania!
✅ LEAVE ALBANIA PERMANENTLY and never return!
✅ RETIRE IN VIENNA with secure residence under Austrian law!
✅ NO PUNISHMENT DEAL — negotiate protection from prosecution and punishment to the maximum extent legally permissible, without immunity for crimes that cannot lawfully be covered by amnesty!
✅ NEVER RETURN TO POLITICS — no comeback, no interference, no political power!
🇦🇹 Vienna can offer Edi Rama a peaceful retirement. 🇦🇱 Albania must be free to choose its democratic future!
This is my political proposal, not an existing agreement or a guarantee of immunity.
EDI RAMA: TAKE THE VIENNA DEAL! RESIGN, RETIRE AND LET ALBANIA MOVE FORWARD!
Günther Fehlinger-Jahn
Chairman, Austrian Committee for NATO Enlargement
Candidate for Austrian Federal President 2028
#EdiRama #Albania #Austria #Vienna #Tirana
— Gunther Fehlinger-Jahn (@GunterFehlinger) October 17, 2026 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: austriak protesta rama te ike zyrtari

