Në një torno primitive, që i ka shërbyer 5 brezave të familjes, Ligor Kostrica i jep formë baltës. E nisi duke bërë katruve në moshën 14-vjeçare ndërsa sot puna ka marrë përmasa kolosale. “Këtë zanat unë e kam të trashëguar brez pas brezi. Babai më ka këshilluar që t’i kushtoj rëndësi zanatit sepse ka pas vlerë dhe do ketë vlerë. Kur merresh me baltën e humbet mendjen, të heq stresin. Kërkesat janë të ndryshme. Bëj vazo lulesh, qypa me përmasa të mëdha. Kryesisht i kërkojnë restorantet, familjarët që kanë vila. Kërkohen në treg pllaka dekorative që i përdorin për shtrim ose veshje muri. Gjithashtu katruvet i marrin emigrantët”, shprehet poçari. LEXO edhe...Deputeti socialist Loer Kume humb bashkëshorten, mesazh prekës në rrjete sociale: Dashuria ime që 18 vjeç, sot më la vetëm! I keqardhur tregon se zanati po humbet, pasi ndihma nga shteti për kategorinë e artizanëve mungon. “Dikur kishte ndërmarrje poçerie dhe kishte shumë punëtorë që punonin me baltën. Me kalimin e viteve, nuk ka më, kam ngelur vetëm unë. Punën nuk e kam lënë ndonjëherë, vetëm të dielave që e bëj pushim. Po e le një ditë punën këtu, ikën 3 ditë pas. Dua të pushoj, por nuk më lë kjo. Të rinjve do u rekomandoja më mirë të zgjedhin një zanat. Im bir mbaroi shkollën për Inxhinieri Elektrike, por i është afruar zanatit të poçarit. Nga ana tjetër shteti duhet të na shikojë ne si artizan për ndonjë ndihmë, për çfarë mund të kemi nevojë.”, shprehet mjeshtri nga Kavaja. Ndër të tjera, mjeshtri ndan disa kuriozitete për enët prej baltë. “Në momenti kur ena është e nxehtë dhe i hedh ujin e ftohtë, ajo pritet. Për ta pastruar, funksionon njësoj si enët e tjera. Balta është më higjenike sesa plastika, e mban ushqimin më mirë, ujin e mban më të freskët. Kur punoj me baltë gjithë ditën, duart më rrinë të buta dhe të pastra. Dikur njerëzit lanin kokën me baltë, e mbante flokun e butë. Madje ka vende ku lyhen me argjilë për të zbutur lëkurën.”, tregon Ligori për emisionin “Një nga ne. Emisioni “Një nga ne” transmetohet çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv. SI.E./E.H/ReportTv.al Ligor Kostrica kavaje Durres pocari Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.2% Nuk e di 4.7% Vota total: 4239 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
