Nuk ka qetësi për Anis Mehmetin. Edhe pse 4 ditë më parë shënoi gol kundër Arsenalit në Kupën e Ligës sërish sulmuesi shqiptar është dërguar në tribunë nga trajneri i Ipsëich për ndeshjen e Premier League kundër Everton. 25-vjeçari shpresonte shumë të ishte pjesë e skuadrës të paktën në bankinë, por trajneri Gary O’Neil as këtë mundësi nuk ia ka dhënë. Madje pas ndeshjes me Arsenalin, edhe pse u eliminuan, tifozët e Ipswich në rrjetet sociale kërkuan që Mehmeti të bëhet pjesë e skuadrës. LEXO edhe...Mungojnë Broja, Bajrami e Asani! Befasi e risi të mëdha në listën e Maran: Gruda e Mehmeti? Janë me Kombëtaren ata që donin të vinin Mehmeti ishte pranë kalimit në Championship në fundin e merkatos, por vetë sulmuesi shqiptar këmbënguli që të vazhdojë me Ipswich. Për të, kjo është ndeshje e 5 nga 5 të luajtura në Premier League që nuk grumbullohet nga skuadra. Tashmë situata është bërë mjaft shqetësuese edhe pse sot futbollisti mori lajmin e mirë të grumbullimit me Kombëtaren. Ne.k./ReportTv.al kombetarja shqiptare Ipswich Town anis mehmeti Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4351 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

