Lushnjë - Rrushi, vera dhe rakia u bënë protagonistët e një feste që bashkoi në fshatin Toshkëz traditën, prodhimin dhe kulturën e zonës. Në zemër të Njësisë Administrative Allkaj, vreshtarët ekspozuan prodhimet e tyre, ndërsa ‘Festa e Vreshtarisë’ solli në vëmendje një prej aktiviteteve bujqësore më të rëndësishme për këtë zonë. LEXO edhe...Aksident në aksin Fier–Patos, makina përplaset me motorin e shpërndarësit të picave! Plagoset drejtuesi (VIDEO) Të pranishëm ishin kultivues rrushi, banorë të zonës dhe kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, e shoqëruar nga zv.kryetarja Maldrita Bardho. Aktiviteti u shoqërua me këngë dhe valle të interpretuara nga fëmijët e Shkollës Toshkëz dhe nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Lushnje. Në fjalën e saj Eriselda Sefa, tha se ‘Festa e Vreshtarisë’ organizohet në Toshkëz për shkak të sipërfaqeve të konsiderueshme të mbjella me vreshta në këtë zonë. Vreshtarët e konsiderojnë këtë panair një mundësi të rëndësishme për të reklamuar prodhimet e tyre dhe për t’i prezantuar ato tek banorët dhe vizitorët. Ata thonë se aktivitete të tilla ndihmojnë në promovimin e prodhimit vendas, ndërsa për këtë vit vlerësojnë se prodhimi i rrushit ka qenë i mbarë. Megjithatë, krahas rezultateve pozitive në prodhim, sfidë për fermerët vijon të mbetet tregu, çmimi dhe shitja e prodhimit. Tradita pritet të vijojë edhe në të ardhmen, ndërsa aktivitete të ngjashme synohet të zhvillohen edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Lushnje, në promovim të produkteve dhe traditave lokale Xh.K/ReportTv.al lushnje Fier eriselda sefa Vreshtari rrushi raki Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4351 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
