Lajme Zone
Gjyqi në Hagë: Takimi Fazli- Mustafa, konkretizoi tentativën
BotëCNA

Gjyqi në Hagë: Takimi Fazli- Mustafa, konkretizoi tentativën

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se, në rastin e Thaçi...

Gjyqtari Christopher Gosnell Gjyqtari Christopher Gosnell tha se, në rastin e Thaçit dhe Fahri Fazliut bëhet fjalë për 'tentativë të pengimit të drejtësisë', jo për pengim tëdrejtë

Sipas Gosnell, tentativa përbën një vepër penale kur një person ndërmerr veprime me qëllim kryerjen e saj. “Fazliu propozon që djali i tij, Fahriu, të kontaktonte z. Mustafa me pretekstin për të diskutuar një proces pajtimi lidhur me një incident të gjuajtjes me armë kohët e fundit, ku ishin të përfshirë shokë të familjeve Fazliu dhe Mustafa.”, u shpreh gjykatësi. Gjyqatari thekson se, tentativa u konkretizua në korrik 2023, kur Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, kontaktoi dëshmitarin Rrustem Mustafa. “Procesi i pajtimit mund të ketë qenë fare mirë një prej qëllimeve të takimit mes z. Fazliu, Fahriut dhe z. Mustafa më 29 qershor 2023, para vizitës së z. Fazliut. Ata diskutuan dëshminë që pritet të jepet nga z. Mustafa në gjykatë dhe, në atë kontekst, z. Mustafa ishte i gatshëm të pranonte mesazhe nga z. Thaçi.”, u shpreh ai. Veprimet kishin për cak prokurorët dhe gjyqtarët, ndërsa Thaçi ishte drejtues dhe organizator i grupit, tha Gosnell./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.