Lajme Zone
Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

Monika Kryemadhi e ka pranuar në GJKKO se ka ndikuar që kushëriri i saj të merrte lejen për interkonjeksionin e fibrave optike, por ajo thotë se thjesht e ka sugjeruar Adrian Shatkun dhe nuk ka marrë përfitim nga ai. Ish-deputetja mohon që Adrian Shatku të ketë paguar shkollën e vajzës së saj të madhe.

Monika Kryemadhi e ka pranuar në GJKKO se ka ndikuar që kushëriri i saj të merrte lejen për interkonjeksionin e fibrave optike, por ajo thotë se thjesht e ka sugjeruar Adrian Shatkun dhe nuk ka marrë përfitim nga ai. "E kam sugjeruar jo për të ushtruar ndikim politik, përkundrazi, i them dërgo kërkesën shkresërisht jo elektronikisht. Kanë kaluar shkresat në disa institucione e ministri. Ma gjeni një mesazh që t’i kem thënë Haxhinastos “bëje se të vrava, bëje se të shkarkoj nga puna apo bëje për kaq përfitim”. Nuk provohet asnjë ndërhyrje nga ana e Monika Kryemadhit për një procedurë që kishte 6 vjet", është shprehur Kryemadhi. Ish-deputetja thotë se nuk është e vërtetë që Adrian Shatku ka paguar shkollën e vajzës së saj të madhe. LEXO EDHE:Kryemadhi pas seancës në GJKKO: S’jam juriste, të bën halli! Ky është gjyq politik, çfarë s’të vret, të bën më të fortë "24 shtator, komunikimet për Borën time, se ç’lidhje ka goca ime në akuzë, hajt më, për ta bërë sa më mediatike. Unë i them “Bora ndërroi mendje”, ishte shumë larg një fëmijë 16 vjeç në Amerikë. Këto biseda nuk lidhen as me Haxhinaston, as me AKEP-in, as me ndikime të paligjshme. Nuk mendoj që është fakt penal, se çdo shpenzim i bërë, s’është e vërtetë që Shatku ka paguar shkollën e vajzës. Siç dërguan letërporositë, mund të merrnin tek shkolla analizën financiare të shpenzimeve të vajzës" vijoi Kryemadhi. Kryemadhi tha gjithashtu se prokuroria i ka përzgjedhur provat pasi nuk ka përfshirë komunikimet me Ramën për të cilat thotë se janë më të shumta sesa ato me Metën. "Ekzistojnë komunikime me Edi Ramën, më shumë se komunikime ndërveprimesh me Ilir Metën, pra janë komunikime që tregojnë ndërveprim mes meje e Kryeministrit. Këtu është Edi Rama, pse ndryshon standardi, ose njësoj për të gjitha provat, ose seleksionimi për të shkuar tek akuzë politike. Janë përzgjedhur fragmente që i shkonin akuzës dhe janë përjashtuar ndërveprime të tjera të njëjta si për ato të tjerat", shprehet ish-deputetja. Në lidhje me episodin e fibrës optike, Monika Kryemadhi kërkon dëshmitar Adrian Shatkun, Edi Ramën, Edmond Haxhinaston, Milena Hariton, Pirro Xhixhon, Albana Shtyllën, Ema Çokun, Elona Gurin dhe Ermal Topallin. Mbrojtja e Ilir Metës kërkoi që shpjegimet e Monika Kryemadhit për lejen e fibrave optike ndaj Adrian Shatkut, të përdoren për pafajësinë e ish-presidentit në çështjen e AKEP-it. Gjithashtu, bien dakord me deklaratat e ish-gruas së kryetarit të PL që nevojitej leje nga Kuvendi për marrjen e celularit dhe kontrollit në banesë. Avokati i Ilir Metës: Pasi dëgjuam shpjegimet e Monika Kryemadhit, kërkojmë që këto rrethana të përdoren për pafajësinë e Ilir Metës për çështjen e AKEP-it. Kërkojmë që të pyeten Monika Kryemadhi, Edi Rama, Milena Harito dhe Pirro Xhixho. Gjithashtu, ne pretendojmë se për kontrollin dhe marrjen e celularit duhej leje nga Kuvendi. Ilir Meta: Kam qenë prezent kur është bërë kontrolli i banesës. Kam qenë prezent kur Kryemadhi i ka thënë OPGJ-së se ai ishte telefoni im, jo i mamasë. Këto shkelje të procedurës tregojnë se nuk ka pasur fakte dhe prova ndaj Ilir Metës; për këtë arsye është synuar që provat të gjendeshin më pas. Ish-presidenti Meta parashtroi kërkesën e radhës për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit, por GJKKO e ka rrëzuar menjëherë duke thënë se "vendimi për këtë është marrë më parë." Seanca u shty për në datën 10 shtator, ora 11:00. Ish çifti i bashkëshortëve, po gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:58 Kryemadhi pas seancës në GJKKO: S’jam juriste, të bën halli! Ky është gjyq politik, çfarë s’të vret, të bën më të fortë Këtë verë s’ka pushime, tha Monika Kryemadhi gjatë deklaratës për mediat pas seancës në GJKKO. Ndërkohë, gazetarëve iu ra në sy përdorimi i termave juridikë nga ana e Monika Kryemadhit. E pyetur nëse është juriste, ish-deputetja tha se ka studiuar për degë plotësisht të ndryshme, por “e ka detyruar halli.”Gjyqin, që e cilësoi politik, tha se familja do ta kalojë sepse “çfarë s’të vret, të bën më të fortë.”“Ç’të sjell halli nuk të sjell asgjë tjetër. I besoj dhe vlerësoj jashtëzakonisht avokatët, bëjnë punë të jashtëzakonshme. Dosjen duhet ta lexojë vetë i pandehuri, vetëm ai e di rrjedhën e ngjarjes. Çështja jonë është politike. Është një gjyq politik, hall që i ra familjes sime, do ta heqim. Çfarë s’të vret të bën më të fortë. Pushime të mbara!”, përfi Kryemadhi. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 14:48 Meta xheloz për mesazhin e Ramës? Kryemadhi: Sa më thonë ‘zemra’ mua... ashtu e kam! Zemra ime do të vijë të dëshmojë në gjyq Ndërsa lexoi në seancën në GJKKO mesazhet me Edi Ramën ku ky i fundit i drejtohej me fjalën “zemër”, Monika Kryemadhi u shpreh moskokëçarëse nëse ky detaj mund ta ketë bërë xheloz Ilir Metën. Madje, ajo tha se “zemra ime” duke iu referuar sërish Ramës, do të vijë dëshmitar në gjyq.-Mendoni se është bërë xheloz ish-bashkëshorti juaj?Monika Kryemadhi: Po le të bëhet mi zemër, sa më thonë zemra mua... ça problemi ka? I kam të gjithë zemra. Mesazhet e mia me Edi Ramën... E kam zemër. Zemra ime do të vijë dëshmitar te gjyqi im. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 12:56 ‘Si u bëre kaq e bukur?’ Protestuesit kureshtarë për shndërrimin në pamje, Kryemadhi: Jam siç kam qenë e re, prapë e shëmtuar! (VIDEO) Një grup protestuesish janë mbledhur para SPAK, por një pjesë e vëmendjes së tyre është përqendruar te Monika Kryemadhi, e cila ka seancën e radhës në GJKKO.Protestuesit kanë shfaqur kureshtje për ndryshimin e pamjes së Kryemadhi duke e pyetur “si u bëre kaq e bukur”, por ish-deputetja thotë se kam mbetur e shëmtuar njësoj si kur ishte e re.Një prej tyre s’bie dakord me mendimin e saj dhe e quan “super MILF”, një term, zakonisht me konotacion vulgar, në gjuhën angleze që përdoret për të përshkruar nëna që mbeten ende tërheqëse në pamje.Monika Kryemadhi: Shiko, kam qenë shumë e shëmtuar e re.-E di se të kemi parë.Monika Kryemadhi: Ka një gjë tjetër, këto që kanë qenë të bukur të rinj, kur plaken shëmtohet. Unë jam siç kam qenë e re, e shëmtuar prapë.-Shumë përgjigje diplomatike ke bërë, por s’është justifikim.-Je super MILF moj!Monika Kryemadhi: A jeni te protesta apo jo?-Po!Monika Kryemadhi: Mos u dorëzoni se ai vdes vetëm nga rezistenca. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:54 Pretendimet për favorizimin e Shatkut, Kryemadhi lexon në GJKKO mesazhet me Ramën: Më tha ‘bëje urgjent’, pse s’është pyetur? Sipas Monika Kryemadhit, Prokuroria e Posaçme po përpiqet të krijojë idenë se ajo ka ushtruar ndikim që kushëriri i saj, Adrian Shatku për futjen në tregun e fibrave optike. Ajo thotë se ish-ministri Edmond Haxhinasto kishte kërkuar informacion, çka tregon se procedura administrative kishte filluar, ndërsa mesazhet institucionale janë pranuar nga akuza si ndikim.Më pas, Kryemadhi përmend disa mesazhe me kryeministrin Rama ku ai i ka thënë “bëje urgjent” dhe ajo ia ka komunikuar këtë më pas Shatkut. Ish-deputetja kërkon të dijë pse nuk është pyetur Rama për këtë mesazh.Monika Kryemadhi: SPAK përpiqet të krijojë idenë se drafti tregon ndikimin tim tek ministri Haxhinasto. Më thotë Xhixho se draftin ia ka dërguar Haxhinastos. Unë i them që ma dërgo edhe mua një kopje dhe kaq është. Rezulton vetëm një draft dokument brenda procedurave. Pirro i kishte kthyer përgjigje Mond Haxhinastos. Ky i fundit i ka dërguar kërkesë për informacion për tregun e fibrave optike. Ia dërgon dhe Milena Haritos këtë shkresë. Pse jam unë dhe Pirro dhe pse nuk ishte Haxhinasto e Harito? Sepse edhe unë isha në komisionin për dixhitalizimin. Unë isha përgjegjësja dhe e vetmja që e njihja tregun, për shkak të rrethanave. Thuaj me kë rri, të them cili je. Shatku kërkesën e parë për Haxhinaston e bëri në 2014. Ai i thotë se do të pyesë AKEP-in se si është procedura. Po të ishte se kishte ndikim, e kishte bërë për 5 minuta. Nuk mund të thuhet se takimi kishte prodhuar atë gjë që pretendon akuza, sepse ende nuk ishin mbledhur të dhëna. Kur lexon komunikimet e mia me Ramën, kupton se nuk ka ndikim.Mesazhet me Edi Ramën:E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me bordin e vjetër.Rama më thotë: “Kush bord, o zemër?”Pirro i them.Më thotë Pirro ta mbylli për vete.Do flas me Ahmetajn dhe të them.Rama thotë: “E di, e di, e kam të qartë.”Dokumentet tregojnë se procedura administrative kishte filluar më parë. Nga ballafaqimi rezulton se akuza ka interpretuar mesazhe institucionale si ndikim të paligjshëm. Haxhinasto kishte kërkuar informacion para emaileve.Më pas kemi mesazhin që i shkruaja Shatkut. Isha me Ramën dhe më tha: “Bëje urgjent.”Nuk kam asnjë mesazh me Metën. Zero mesazhe. Unë i kam thënë: “Bëjeni urgjent”, sepse ma tha Rama. Është pyetur Edi Rama pse më ka shkruar kështu dhe çfarë lidhje ka ai me Shatkun?Sotir Kllapi: U bë e disata herë që e pandehura thotë se ne nuk kishim shkopin magjik dhe kanë qenë të tjerë që vendosnin. Nëse zonja ka një version tjetër në lidhje me faktet, nëse janë përfshirë persona të tjerë në veprime korruptive, atëherë i sugjerojmë të flasë dhe t’i bëjë prezent, dhe ne hetojmë pavarësisht se jemi në gjykim. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:29 Përpara GJKKO, Kryemadhi: Më shumë biseda me Ramën sesa me Metën, pse s’i përfshin prokuroria në akuzë? Në seancën në GJKKO, Monika Kryemadhi shprehet se prokuroria ka përzgjedhur provat e përfshira në akuzë pasi ka lënë jashtë komunikimet me Edi Ramën, që sipas saj janë edhe më të shumta sesa me Ilir Metën. Ajo i mëshon pretendimeve se komunikimet nuk tregojnë ndikim, por se janë bërë në kuadrin e procedurës administrative.Monika Kryemadhi: Ekzistojnë komunikime me Edi Ramën, më shumë se komunikime ndërveprimesh me Ilir Metën, pra janë komunikime që tregojnë ndërveprim mes meje e Kryeministrit. Këtu është Edi Rama, pse ndryshon standardi, ose njësoj për të gjitha provat, ose seleksionimi për të shkuar tek akuzë politike. Janë përzgjedhur fragmente që i shkonin akuzës dhe janë përjashtuar ndërveprime të tjera të njëjta si për ato të tjerat. Këto komunikime nuk janë konsideruar në akuzë, megjithëse tregojnë sjelljen time institucionale. Asnjë prej komunikimeve nuk tregon ndikim të paligjshëm. Ato tregojnë se bisedimet ishin në kuadër të një procedure administrative. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:22 Kryemadhi: Ma gjeni një mesazh ku i them Haxhinastos të favorizojë Shatkun, çdo gjë zyrtare! S’e pagoi ai shkollën e vajzës! Monika Kryemadhi mohon të ketë ndërhyrë për marrjen e lejes nga ana e kompanive të Adrian Shatkut për fibrat optike. Në GJKKO, ish-gruaja e kryetarit të Partisë së Lirisë kërkon që të gjendet të paktën një mesazh ku ajo ta ketë urdhëruar Edmond Haxhinaston për marrëveshjen e fibrave optike.Kryemadhi thotë se gjithçka është bërë përmes rrugëve institucionale duke lënë pas gjurmë. Gjithashtu mohon që kushëriri i saj të ketë paguar shkollën e vajzës së saj, ça mund të vërtetohej edhe nga analiza financiare.Monika Kryemadhi: E kam sugjeruar jo për të ushtruar ndikim politik, përkundrazi, i them dërgo kërkesën shkresërisht jo elektronikisht. Kanë kaluar shkresat në disa institucione e ministri. Ma gjeni një mesazh që t’i kem thënë Haxhinastos “bëje se të vrava, bëje se të shkarkoj nga puna apo bëje për kaq përfitim”. Nuk provohet asnjë ndërhyrje nga ana e Monika Kryemadhit për një procedurë që kishte 6 vjet. Madje shikoni komunikimet mes Shatkut dhe Haxhinastos, gjithçka është zyrtare, protokollare, ku askund biznesmeni nuk thotë “bëje se kam folur me Monikën”, zero. Kemi dy faqe në akuzë e lagu, s’e lagu, thua ti kaloi nëndetësja me drogë. Nëse do kishte ekzistuar ndërhyrje korruptive nga ana ime, s’do ishin ndjekur rrugët institucionale. “Alo Mondi, bëje sekret, mos e marrë vesh njeri”, kush do e merrte vesh, por jo, janë lënë gjurmë shkresore. Po të kishte ndërhyrje s’kishte pse ngrinte grup pune. 24 shtator, komunikimet për Borën time, se ç’lidhje ka goca ime në akuzë, hajt më, për ta bërë sa më mediatike. Unë i them “Bora ndërroi mendje”, ishte shumë larg një fëmijë 16 vjeç në Amerikë. Këto biseda nuk lidhen as me Haxhinaston, as me AKEP-in, as me ndikime të paligjshme. Nuk mendoj që është fakt penal, se çdo shpenzim i bërë, s’është e vërtetë që Shatku ka paguar shkollën e vajzës. Siç dërguan letërporositë, mund të merrnin tek shkolla analizën financiare të shpenzimeve të vajzës.Kryemadhi tha se komunikimi s’mund të përdoret për dy çështje të ndryshme, ndërsa kërko kohën e saj pasi “SPAK i ka numëruar qimet e shtëpisë.”Monika Kryemadhi: Komunikimi përkatës nuk mund të trajtohet si provë universale. Nuk mund të mbështetet një komunikim konkret në dy çështje të ndryshme si provë, pra çështja e kartës, përdorimit të saj, për blerje apo shpenzime private. Është një strukturë komunikimi me tema të ndryshme që duhen veçuar, është si të thuash ne jemi këtu në gjyq, edhe pyesim ore çfarë po bëjnë ato flamingot atje në bulevard. Janë gati 70 faqe që merren me më the të thashë vetëm për fibrat optike. Nëse do kishim ndërhyrë unë e Meta s’do kishte bërë asgjë Haxhinasto, por s’ka ndodhur, sepse janë ngritur 5 grupe pune. Më ka numëruar SPAK qimet e shtëpisë dhe hedhur në media, dua kohën time, nuk mund të ma hiqni mua mundësinë.Erion Bani: Zonja Kryemadhi jeni bërë juriste, ju lutem në mënyrë të përmbledhur. Jo çdo lloj komunikimi mund të lexohet këtu, aty mund të keni 5000 emaile, por mund të lexoni ato mesazhe që janë pjesë e shqyrtimit. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:02 Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi: Asnjë provë që kam ndikuar, SPAK ka keqinterpretuar mesazhet me Shatkun Në GJKKO po mbahet seanca e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kjo e fundit po vijon me parashtrimet për episodin e fibrës optike. SPAK e akuzon se bashkë me Ilir Metën kanë përdorur influencën që kishin për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri.Kryemadhi i kundërshtoi akuzat duke pretenduar se komunikimet e përfshira në dosje, me kushëririn e saj Ardian Shatku, tregojnë vetëm një debat institucional dhe nuk provojnë asnjë ndikim të paligjshëm apo favorizim.Sipas saj, aktakuza është ndërtuar mbi interpretime dhe deduksione të nxjerra nga mesazhet e një telefonit që pretendon se i është sekuestruar në mënyrë të paligjshme, pasi ajo ishte deputete dhe SPAK nuk mori leje. Para trupit gjykues, Kryemadhi u shpreh se ndonëse vetë akuza e konsideron të parashkruar episodin e fibrës optike, sërish e ka përfshirë atë në aktakuzë.Pjesë nga parashtrimet e Monika KryemadhitKryemadhi: Në faqen 46 të aktakuzës, akuza është ndërtuar mbi interpretime dhe deduksione të ngritura mbi mesazhet e një telefoni të sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Jam e detyruar t’i shtjelloj të gjitha. Edhe pse për çështjen e fibrës optike thuhet se akuza është e parashkruar, ajo sërish është përfshirë në aktakuzë. Komunikimet lexohen në rend kronologjik. Ato nuk provojnë ndikim të paligjshëm, por tregojnë një debat institucional. Thuhet se dokumenti iu paraqit të gjithë ministrave. Nga mesazhet rezulton se ai u shpërnda te të gjithë ministrat.Shtaku thotë: "Bravo".Kjo nuk provon as miratim dhe as ndikim. Është thjesht një mesazh që u shpërnda te të gjithë ministrat dhe, sipas akuzës, konsiderohet provë për ndikim. Nëse dokumenti nuk u miratua, atëherë ky mesazh nuk mund të jetë provë e një ndikimi të suksesshëm.Debati nuk kishte të bënte me favorizimin, por me kompetencën dhe formën ligjore të aktit. Ai tregon se administrata vepronte mbi bazën e një debati institucional. Kishte zvarritje dhe burokraci.Organi i akuzës citon qëndrimin e Ministrisë së Inovacionit lidhur me projektvendimin për heqjen e ekskluzivitetit dhe dhënien e mundësisë edhe subjekteve të tjera për fibrën optike. SMS-të përmbajnë vetëm debat institucional dhe jo ndikime.Pjesa tjetër lidhet me çështje personale. Prokuroria e ka shkëputur këtë pjesë, duke humbur logjikën e bisedës.Ka keqinterpretim.Adrian Shtaku bën një pyetje. A ka ndonjë përgjigje nga unë?Akuza paraqet edhe një e-mail për investitorët privatë. Janë përdorur vetëm katër e-mail-e, ndërsa e-mail-et e tjera kanë të bëjnë me shkollimin e vajzës sime.Pjesa më e madhe e tyre nuk janë e-mail-e të drejtuara Monika Kryemadhit, por mesazhe që personi që i dërgonte, Shtaku, i bashkëngjiste për çdo çështje që kishte të bënte me Shqipërinë.Edhe çështja e fibrës optike është paraqitur si çështje korrupsioni, me pretendimin se kishte monopol.Adrian Shtaku kishte nisur kërkesat për t’u pajisur me fibër optike që në vitin 2008.Kur Genc Pollo bëri propozimin për fibrën optike, më vonë ajo iu dha një kompanie pa bërë asnjë kërkesë dhe pa pasur përvojë."Shkopin magjik" e kishin disa të tjerë.Në asnjë dokument nuk përmendet ndonjë favorizim, por dokumentet mbështesin faktin se projekti kishte mundësi financiare.Adriani më dërgoi një e-mail ku shkruante se investitorët po humbnin besimin.Më pas unë i dërgova një mesazh, duke i thënë që të paraqiste një kërkesë zyrtare, në mënyrë që ta merrte siç e kishin marrë edhe të tjerët.Po të kisha pasur diçka informale, nuk do t’i thosha të bënte një kërkesë zyrtare, me shkrim dhe me postë. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:12 Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët për veshjen: Jemi veshur me salmon, ka omega 3 (VIDEO) Monika Kryemadhi sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, e shoqëruar nga avokati. E veshur me një këmishë të çelët dhe fund në ngjyrë limoni të gjelbër, ajo komentoi për gazetarët pjesën e sipërme të veshjes.“Jemi të gjithë sot me salmon, ‘light salmon’”, tha Kryemadhi duke iu referuar këmishës. E pyetur cila ishte arsyeja pas kësaj zgjedhjeje, ajo u përgjigj me buzëqeshje:“Ka omega 3, për jetëgjatësinë”, dhe më pas u largua duke përshëndetur me dorë. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: Ilir Meta monika kryemadhi Gjyqi i ilir Metës GJKKO spak Komento Komente vezaxhiu: 29/07/2026 14:10 kjo tamam qe e ka hak te haje surratit veze e c'tu ndodhen ne duart njerezve, sa here e del ne gjykate.

gjejeni kur del nga ajo porte dhe bejeni dordolec. Përgjigju Frena: 29/07/2026 13:25 Po Genc Pollo! një hajdu ipa parë që është marrë me shpërndarjen e fibrave optike në gjith Shqipërinë, që ka përfituar miliona euro me kriminrlin Berisha a dotë hetohet ndonjë herë, apo ika mbyllur punët me drejtësinë që ato i komandonin, siç ndodhi me Ilir Meten, 21janarin eshum eshum qeshtje krimidhe abuzime me fondet. Përgjigju Sula: 29/07/2026 13:17 Po pse nuk ja sugjyrove ndonje komshiu mi monika por kushuririt,apo tek ai paté besim dhe i kishe leket e siguruara, pastaj ai te jepte edhe karten e kreditit me bo pazarin,se komshiu nuk te jepte carten e kreditit me pagu shkollen e femijeve e pagare e tua Përgjigju Bigu: 29/07/2026 11:19 Te drejte ke Ti ie e virgjer akoma si te ka bere mami Përgjigju Sula: 29/07/2026 10:25 Ka te drejte te tallet se mbasi u pasurun e arsimun femijet ne universitet me te mira ne bote,tani gjejne dhe menyrat per te mos u denu dhe ku te kam pa Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 8314 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?